web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sokol Sadushi, tentakula edhe në diplomaci

29 Qershor 2026, 13:24, Aktualitet CNA

Sokol Sadushi, tentakula edhe në diplomaci

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, njeriu që është në sistemin e drejtësisë pa kaluar vetingun, duket se i ka shtrirë tentakulat e tij kudo. Sadushi, miku i gazetarit të familjes Veliaj, Mero Baze, referuar deklarimeve të tij pasurore, rezulton se portofoli i tij i pasurive vetëm është zgjeruar.

Pasuritë e Sadushit përfshijnë apartamente apo shtëpi në disa qytete të vendit, si në Tiranë, Golem, Kavajë apo dhe Vlorë.

 

Pasuritë

Një pjesë të pasurive të tij CNA i ka zbardhur dhe do të vijojë të zbardhë në vijim edhe të tjera. Sipas të dhënave që ai vetë ka deklaruar, kryetari i Gjykatës së Lartë duket më shumë si një biznesmen që posedon agjenci imobiliare sesa njeri i drejtësisë. Patundshmëria që ai ka e nxjerr zbuluar përballë drejtësisë që ai trumbeton.

 

I paguar nga Soros-i

Por jo vetëm kaq. Krahas “agjencisë imobiliare” Sokol Sadushi, kryetari i pavetinguar i Gjykatës së Lartë, referuar të dhënave nga ILDKPI, rezulton të ketë marrë pagesa edhe nga fondacioni i George Soros, “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”. Deklarimet e pasurisë së Sokol Sadushit tregojnë se në disa vite ai ka deklaruar të ardhura të përfituara nga Fondacioni "Shoqëria e Hapur për Shqipërinë".

Sipas deklarimeve, pagesa e parë e regjistruar daton në vitin 2004, kur Sadushi deklaron 500 dollarë amerikanë honorar si anëtar i bordit të fondacionit.

Pas një ndërprerjeje disavjeçare, në vitin 2014 ai deklaron 750 dollarë për pjesëmarrje në një projekt për hartimin e projektligjit "Për njoftimin dhe konsultimin publik", si edhe për angazhimin në projektin e reformës kushtetuese.

 

Sadushi në diplomaci

Krahas këtyre përfitimeve të shumta apo edhe “premtimit” nga qeveria për t’u bërë President i Republikës, Sokol Sadushi, me sa duket, ka shtrirë tentakulat e tij edhe në diplomaci.

Vajza e Sokol Sadushit, Evi Sadushi, rezulton të jetë e punësuar si sekretare e parë në Ambasadën e Shqipërisë në Spanjë prej 7 vitesh. Fillimisht në vitin 2019 është emëruar sekretare e dytë në ambasadën shqiptare në Spanjë dhe brenda një kohe të shkurtër është ngritur në detyrë.

 

Vetingu i munguar

CNA ka zbardhur pasurinë e Sadushit, që duket të jetë si një agjenci imobiliare. Kjo pasuri nuk është skanuar kurrë nga vetingu, që e hartoi vetë Sadushi, por jo për veten e tij. Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, nuk ka kaluar në veting, përkundrazi është hartues i reformës dhe sipas deklarimeve dhe qëndrimeve fillestare personat që do të shkruanin ligjet dhe bëni reformën në drejtësi nuk do të ishin pjesë e sistemit.

Sadushi e shkroi dhe mori pjesë në përgatitjen e reformës në drejtësi. Qindra prokurorë e gjyqtarë të sistemit të drejtësisë u larguan nga sistemi. Po të shohim arsyet e largimit të disa prej tyre, deri edhe për një garazh apo shtesë të legalizuar, ndërsa Sadushi shkoi drejtor i magjistraturës, tani kryetar i Gjykatës së Lartë, u pagua për reformën në drejtësi dhe kapi nivelet më të larta drejtuese të drejtësisë.

Por jo gjithçka përfundon këtu, nga drejtësia, te diplomacia dhe noteria, strukturat e kapura nga tentakulat që kanë pasuruar si një agjenci imobiliare Sokol Sadushin e pavetinguar në krye të Gjykatës së Lartë./CNA





Lajmet e fundit nga