web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja e Martin Canit/ Apeli rihap pjesërisht çështjen

29 Qershor 2026, 13:18, Aktualitet CNA

Vrasja e Martin Canit/ Apeli rihap pjesërisht çështjen

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka marrë vendimin për të rihapur pjesërisht shqyrtimin gjyqësor pas ankimit të bërë nga autori i dyshuar i ngjarjes. Trupi gjykues ka vlerësuar si të domosdoshme përgatitjen e një raporti të ri psikologjik për autorin e dyshuar, M. P., dhe për të plagosurin, L. M.

Për realizimin e kësaj procedure, gjykata ka caktuar dy psikologe të cilat do të kontaktojnë me dy të miturit për të vlerësuar gjendjen e tyre aktuale.

Ky raport i ri pritet të paraqitet në seancën e radhës, e cila është planifikuar të mbahet më datë 1 korrik.

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 18 nëntor 2024, në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet. Gjatë këtij incidenti tragjik, humbi jetën nga goditjet me thikë i mituri Martin Cani, ndërsa miku i tij, L. M., mbeti i plagosur. Sipas hetimeve të kryera nga prokuroria, autori 15-vjeçar rezulton të ketë vepruar i vetëm.

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë dha vendimin e saj më 9 dhjetor 2025, duke e shpallur 15-vjeçarin fajtor për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, si dhe për vrasje të mbetur në tentativë.

Për të dyja këto akuza u kërkuan fillimisht 22 vite burgim, por për shkak të procedurës së bashkimit të dënimeve, autori u dënua përfundimisht me 16 vite burg.





Lajmet e fundit nga