web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Je nga më të ekzaltuarit se nga kjo protestë do të shpëtoni nga Saliu”/ Balla ironizon Bardhin

30 Qershor 2026, 11:25, Politikë CNA

“Je nga më të ekzaltuarit se nga kjo protestë do të

Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, ka ironizuar kreun e grupit të PD-së, Gazment Bardhi, gjatë replikave mes tyre lidhur me kërkesën për mocion me debat mbi rezolutën e PE-së.

Balla u shpreh se kërkesa e tyre nuk mund të votohet, pasi, sipas tij, nuk e lejon rregullorja.

Duke iu drejtuar Bardhit, Balla tha se ai është një nga personat e ekzaltuar se nga kjo protestë “do të shpëtojë nga kreu i PD-së, Sali Berisha”.

Replikat:

Bardhi: Shqiptarët duhet të besojnë sondazhet e partnerëve ndërkombëtarë. Për herë të parë ndryshe nga ajo që the ti është PS në kuotën e 52 mandateve.

Balla: Më vjen mirë që e paske lexuar sondazhin, po PS është 52%, s'e lexon keq. Siç lexove edhe mocionin me debat të 14 majit, është kërkesa jote. Kërkesa që ke sjellë ti është e pamundur të votohet se nuk e lejon rregullorja. Ti dukesh je nga më të ekzaltuarit se nga kjo protestë do të shpëtoni nga Saliu. Je i vetmi kryetar Grupi Parlamentar që ke çuar në prokurori nënkryetarin e grupit. /CNA





Lajmet e fundit nga