web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthen Myslim Murrizi: Sistem zgjedhor i qelbur, qytetarët nuk i ndëshkojnë dot pazaret e politikës

29 Qershor 2026, 18:21, Politikë CNA

Shpërthen Myslim Murrizi: Sistem zgjedhor i qelbur, qytetarët nuk i

Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka ndarë sot një koment lidhur me protestës qytetare 4-javore kundër qeverisë.

Murrizi shkruan në një postim në rrjetet e tij sociale se pjesëmarrja dëshmon kurajën dhe shpirtin rebel që kanë krijuar padrejtësitë politike në 20 vitet e fundit.

Sipas tij, sistemi zgjedhor në Shqipëri u pamundëson qytetarëve që të ndëshkojnë me votë politikanët e përfshirë në pazare votash.

 “Kenaqesi kur ne proteste takon njerez me kurajo e shpirt rrebeli ndaj padrejtesis qe pushteti dhe politika ka prodhuar prej 20 vitesh e Qytetaret nuk kan asnje mundesi ta ndeshkojne politiken dhe politikanet vemje me voten e tyre sepse sistemi i mbyllur eshte maskaralliku me i madh qe eshte bere nga prilli 2008 si pazar mes vetes.

Kjo kerkese per te prishur kete sistem bastard qe prodhon palaço dhe kerminj politik eshte shum me e rendesishme se sa çdo parulle tjeter e hedhur prej nje muaji ne proteste.

Ky sistem i qelbur mban ne kembe vemje dhe servil te peshtir qe kur nuk jane m? ne listat e mbyllura fillojne e lehin si gore sepse vota e Qytetareve nuk i vlereson me si firma e kryetareve por ju jep hakun siç e meritojne.

Ky sistem zgjedhor funderrin ka promovuar funderrina e felliqesira te peshtir qe nuk kan asnje vler jasht lepirjes dhe servilizmit ndaj kryetarit dhe mendojne qe per hater te kesaj “ cilesie” duhet te jen gjithmon brenda ketij sistemi qelbanikesh i bere mes pazarit PD-PS ne prill te vitit 2008.

Dhe kur kryetarit i afrohen lepiresa te rinj e me stil ndoshta me te mir lepirje dhe ai nga “ kenaqesia” e lepirjes zevendeson lepiresat e vjeter, ateher keta lepiresa flasin dhe shkruajne si mender parimor por qe gjat kohes qe vlente lepirja e tyre ndaj kryetarit nuk kane folur kurre per asgje.

Shkulja e ketij sistemi lepires dhe servil eshte sherbimi me i mire qe mund ti bej kjo PROTESTE Shqipërisë dhe shqiptareve”,-shkruan Murrizi./CNA

 





Lajmet e fundit nga