web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Lëvizje masive qytetare për të rrëzuar regjimin”/ Zhulali: Rama duhet të largohet me çdo kusht

29 Qershor 2026, 17:31, Politikë CNA

“Lëvizje masive qytetare për të rrëzuar

Ekspertja e politikës, Ilda Zhulali, komentoi sot reagimet që ka prodhuar protesta qytetare kundër qeverisë për 30 ditë me radhë.

Duke folur për këtë zhvillim në “Syri TV”, Zhulali e cilësoi si një prej lëvizjeve më të mëdha në rajon, krahas Serbisë.

Sipas saj, shqiptarët kanë shumë arsye për të protestuar, teksa përmendi situatën me spitale, shkollat dhe emigracionin.

Zhulali ndau bindjen se të gjitha shqetësimet e qytetarëve zgjidhen vetëm me largimin nga detyra të kryeministrit Edi Rama.

“Ne kemi dy lëvizje të mëdha masive qytetare për të rrëzuar dy regjimet e fundit që kanë mbetur në rajon. Janë dy regjime që ngjajnë me njëri-tjetrin në kuptimin e kapjes së shtetit, si në Shqipëri ashtu edhe në Serbi. Dikush që del atje proteston për padrejtësitë që i është bërë për pronën, dikush proteston për atë çfarë ka ndodhur në Nartë se kështu nisi, apo për mënyrën se si u morën zvarrë disa persona atje. Dikush tjetër del për situatën skandaloze që kanë sot spitalet shqiptare, dikush del për shkollat, për pamundësinë për fëmijët e tyre për të patur një jetë më të mirë, për problemet me ushqimin, e çdo gjë tjetër, dhe që kulmojnë në fund të fundit me atë plagën e madhe që ka çuar në largimin masiv të shqiptarëve. Por të gjithë këta, të gjitha këto shqetësime sot janë bërë bashkë në atë shesh, shprehen në mënyra të ndryshme, por kanë një emërues të përbashkët dhe ky emërues është që Edi Rama duhet të largohet me çdo kusht”,-tha Zhulali./CNA





Lajmet e fundit nga