web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Të mos dorëhiqet”/ Spaho i kthehet ish-zëvendësministres socialiste: Ti bëje be për kokë të Ramës

28 Qershor 2026, 17:20, Politikë CNA

“Të mos dorëhiqet”/ Spaho i kthehet

Ish-deputeti demokrat, Edmond Spaho i është përgjigjur një reagimi të bërë nga ish-zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj lidhur me qëndrimet për një dorëheqje të mundshme të kryeministrit Edi Rama.

Spaho shkruan në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” se ndryshe nga pretendimet e Beqirajt pë qëndrime të dyanshme prej tij, Rama nuk duhet të iëk nga detyra në këtë moment kur vendi është pranë integrimit europian, ndërsa nuk ngurron t’i kujtojë as të kaluarën në politikë.

“Irene me ke sy e ke lexuar postimin tim, me ate me xham apo me ate pa xham?

Me fal, po ke ngaterruar qepet me patatet.

Asgje nga ato qe kam thene per Ramen ne te shkuaren nuk i heq presjen dhe i them edhe sot. Ne postimin tim shkruaj qe Rama duhet te kishte ikur me kohe per demet qe i ka bere vendit. Por ti kete nuk e lexon sepse te eshte thyer xhami.

Une Rames i them te mos ike nga presioni i neomarksisteve, fondamentalisteve islamike, sillogjeve te Epirit, xhamillareve te Tetoves e Prishtines, proletareve te gjithe botes qe nuk kane prapanice ne vendin e tyre e duan ta rrezojne Trumpin ne Tirane, ambientalisteve fondamentaliste qe per fondet qe marrin duan qe ne Shqiperi te kete vetem zogj dhe kafshe te egra, te atyre qe duan te fusin percarje midis shqiptareve ne rajon dhe atyre qe nuk duan integrimin europian te vendit.

Do apo nuk do ti dhe une, Shqiperia eshte shume afer integrimit europian, me merite apo per arsye gjeopolitike. Te gjithe do mbajme pergjegjesi para historise nese e djegim kete mundesi per mustaqet e Çelos.

Ti mund te jesh pjese e listes se 500 asambleisteve qe pretendojne ta qeverisin Shqiperine post-proteste. Une nuk i besoj keto marrezi qe ti i beson.

Une nuk jam pjese e asnje liste, as tek lista e Asamblese por as tek listat e Saliut apo Edit. Jam i lire dhe flas sipas bindjes sime, pa kerkuar ndonje shperblim.

Irene, po une cilen te besoj, Irenen zevendesministre dhe dretoreshe dogane, qe kur vinte ne Komisionin e Ekonomise dhe Financave bente be per koken e Edi Rames, apo Irenen e 500 asambleisteve, shakaxhie e perparimit, qe kerkon shkaterrimin e gjithe institucioneve dhe drejtimin Shqiperise me qeveri te perkoheshme qe do zgjidhen me short?

Sa per turperimin, kur nuk ke ti qe hidhesh nga nje karrike ne tjetren, perse te turperohem une qe kam ndenjur vetem ne nje karrike, ate te se vertetes.

Nje keshille, ne proteste pi sa me shume uje. Mendja kokerr gruri eshte dhe nga vapa fillon e te le.

Suksese ne marrezine ku ke hyre!”,-shkruan Spaho./CNA

 





Lajmet e fundit nga