web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Flamingot me qeleshe të bulevardit tentuan një vatër të re"/ Rama publikon videon nga Banjat e Bënjës në Përmet

27 Qershor 2026, 22:41, Politikë CNA

"Flamingot me qeleshe të bulevardit tentuan një vatër

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka publikuar një video nga Banjat e Bënjës në Përmet.

Rama shkruan se përmes disa montazheve të shpërndara nga ato që i quan “flamingot me qeleshe të bulevardit”, u tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje.

Ai shton se kësaj radhe nuk u arrit, pasi sipas tij fitoi e vërteta.

"LIVE nga Banjat “e shkretuara” Termale të Bënjës, Përmet, ku me shumë dizinformim e montazhe provokuese të shpërndara nëpër kanalet sociale 48 orë rresht nga flamingot me qeleshe të bulevardit dhe me fryrjen e pandalur të Algoritmit të urrejtjes, u tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje… Por kësaj radhe s’nuk, fitoi e vërteta", thuhet në postimin e Ramës. /CNA





Lajmet e fundit nga