Rreth 4 orë protestë/ Qytetarët vijojnë marshimin, thirrje kundër Ramës
Prej rreth 4 orësh, qytetarët po vijojnë protestën e 27-të...

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me deklaratën presidentit serb, Aleksandar Vuçiç se do të japë dorëheqjen.
Këlliçi shkruan se largimi i Vuçiç dhe afrimi i zgjedhjeve të parakohshme në Serbi është një lajm inkurajues dhe shpërblimi i rezistencës disa mujore të studentëve dhe rinisë serbe
Ai shprehet se njësoj si presidenti i Serbisë edhe kryeministri Edi Rama, po i sulmon të rinjtë me çdo mjet. Më tej shton se njësoj si Vuçiç, edhe Rama nuk do t’i rezistojë dot presionit dhe revoltës së palëkundur e të vendosur të rinisë dhe qytetarëve.
Postimi i plotë:
Ikën autokrati i Beogradit nga protestat, ora po troket për binjakun e tij në Tiranë!
Largimi më herët nga zyra e autokratit të Beogradit dhe afrimi i zgjedhjeve të parakohshme është një lajm i mirë për ata që qendrojnë kundër regjimeve dhe luftojnë korrupsionin.
Dorëheqja e lajmëruar sot nga Vuçiç është inkurajues dhe shpërblimi i rezistencës disa mujore të studentëve dhe rinisë serbe.
Autokrati i Beogradit përdori çdo mjet shtypës dhe represioni si dhe bëri gjithçka për t’i damkosur njerëzit në revoltë që pushtuan sheshet. I etiketoi si agjentë, si armiq të Serbisë e plot fyerje të tjera. Por në fund nuk mundi dot t’i bëjë ballë popullit që ishte ngritur në këmbë.
Autokrati binjak me Vuçiç, sivllau i tij në Tiranë, Edi Rama po ashtu i sulmon të rinjtë dhe përdor çdo mjet që ka në dorë kundër tyre. I shpalli armiq, agjentë, të lidhur me Iranin, i ofendoi madje u drejtoi dhe gishtin dhe u tha qytetarëve; Fuck You.
Eshtë e qartë që njësoj si Vuçiç, edhe Edi Rama nuk do t’i rezistojë dot presionit dhe revoltës së palëkundur e të vendosur të rinisë dhe qytetarëve.
Qëndresa e Tiranës është unike sepse po mbushet një muaj që mbahet çdo ditë, pa ndërprerje.
Dhe revolucioni do të ndodhë, sheshi, bulevardi, rrugët plot do të triumfojnë. /CNA
Prej rreth 4 orësh, qytetarët po vijojnë protestën e 27-të...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish këtë të premte lid...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, komentoi sot qëndrimin ...
Këshilli i Ministrave zhvilloi këtë të premte mbledhjen e ...
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka reagu...
Qytetarët e grumbulluar në orën 19:00 në qendër të Tiranës...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, është shprehur sot se s...
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të konstituohet...
Qeveria shqiptare ka miratuar shtimin e një tipologjie të ...
Qeveria shqiptare ka miratuar sot indeksimin e pensioneve ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në ...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Partia Demokratike ka ndarë edhe sot një deklaratë lidhur ...
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Luç...
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arb...
Demokrati Grigels Muçollari komentoi sot protestat qytetar...
Deputetja Marjana Koçeku ka ironizuar sot kryeministrin Ed...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protesta...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Konferenc...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Princi William është tashmë më i pasur se babai i tij, Mbr...
Venezuela po përballet me pasojat tragjike të dy tërmeteve...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...