web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protestat në vend/ Socialisti: Pjesë thelbësore e një demokracie

25 Qershor 2026, 18:00, Politikë CNA

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku nga Korça ku komisioni zhvilloi dëgjesën e radhës ka folur dhe për protestat në vend.

Në një prononcim për meidet, Mazniku tha lidhur me protestat se në demokraci njerëzit kanë të drejtë të thonë mendimin e tyre.

Kjo është gjë krejt normale, deklaroi Mazniku. Më tej socialisti tha se duhet pasur parasysh që jo shumë larg në kohë, njerëzit që dilnin në shesh vriteshin. Mazniku u shpreh se PS ka një marrëveshje me qytetarët shqiptarë.

Marrëveshje të cilën PS, sipas Maznikut po e ndjek me shum vëmendje për përmirësimin e vendit.

 

Unë e thashë paraprakisht që është shumë e rëndësishme që njerëzit në demokraci kanë të drejtën të thonë mendimin e tyre dhe është pjesë thelbësore e një demokracie. Dhe duhet gjithmonë të kujtojmë një gjë: që sot jemi në një situatë ku njerëzit kanë të drejtën e tyre të protestojnë, të thonë mendimin e tyre, të organizohen, të grupohen të grupohen në mënyrën se si e thonë mendimin e tyre dhe kjo gjë është krejt normale. Duhet të kemi parasysh që jo shumë larg në kohë, në kohë ekzistuese, kur njerëzit ishin në shesh, vriteshin. Unë kam qenë në shesh më 21 janar ku kam dëgjuar dhe i kam ndjerë fishekët duke fërshëllyer mbi kokën time. Sot jemi në një situatë ku demokracia shqiptare është në një nivel tjetër, ku njerëzit kanë të drejtën e vetë ta thonë mendimin e tyre dhe ka forume demokracia të qënsishme se si e rishikon mendimin e vet, e strukturon mendimin e vet kur e sheh të arsyeshme. Partia Socialiste e Shqipërisë ka një marrëveshje me qytetarët shqiptarë, të cilën po e ndjek me shumë vëmendje dhe me agjendë për përmirësimin e Shqipërisë”, tha Mazniku.





Lajmet e fundit nga