web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Nuk di të respektojë ata që e kanë zgjedhur, të dorëzojë mandatin"/ Balla "sfidon" deputeten

29 Qershor 2026, 11:44, Politikë CNA

"Nuk di të respektojë ata që e kanë zgjedhur, të

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një deklaratë për mediet është pyetur edhe për deklaratat e deputetes Marjana Koçeku.

Balla e sfidoi Koçekun të dorëzojë mandatin pasi ia ka dhënë PS dhe të votohet drejtpërdrejt që të mund ta përdorë atë.

Lidhur me deklaratat e Koçekut se drejtuesit në PS nuk lejonin debatin, Balla tha se në gjithë muajt kur ishte pjesë e socialistëve, ai ka marrë vetëm falënderime nga deputetja për mënyrën se si drejtohej grupi.

 

Një njeri që nuk di të respektojë ata që e kanë zgjedhur. Personin në fjalë e ka zgjedhur PS, të dorëzojë mandatin se ia ka dhënë PS. Kur të votohet drejtpërdrejt ka të drejtë të përdorë mandatin. Gjatë 8 muajve kam pasur vetëm falënderime nga deputetja për mënyrën se si kam drejtuar”, tha Balla.





Lajmet e fundit nga