web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Sorrat dhe korbat i kanë marrë peng flamingot"/ Rama: Një nga firmëtarët e protestës, i proceduar

29 Qershor 2026, 12:22, Politikë CNA

"Sorrat dhe korbat i kanë marrë peng flamingot"/ Rama:

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka postuar imazhin e njërit prej pjesëmarrësve në protestë.

Krahas fotos së postuar, Rama shkruan se njëri nga 13 firmëtarët e protestës rezulton disa herë i proceduar në Tiranë, Durrës dhe Vlorë për disa vepra penale.

Kryeministri shprehet se sorrat dhe korbat kanë marrë përfundimisht peng flamingot e protestës.

 

 

Reagimi i Ramës

NJIHUNI ME kontributin mbresëlënës për atdheun të njërit prej 13 flamurtarëve firmëtarë të protestës së bulevardit, ku sorrat dhe korbat i kanë marrë përfundimisht peng flamingot, nën maskën e “Shqipërisë së Re”:

I proceduar:

- ?2014 – Rrahje në bashkëpunim, Tiranë

- 2016 - Vjedhje energjie, Tiranë

- 2016 – Rrahje në dëm të një shtetaseje, Tiranë

- 2017 - Rrahje në grup, Durrës

- 2019 – Pjesëmarrje në protestë të paligjshme, pengim qarkullimi I automjeteve, pengim i IMT per prishjen e ndertimit te paligjshëm, Vlorë

- 2020 – Kanosje & plagosje e lehtë, Vlorë

- 2021 – Kanosje ndaj një shtetaseje grua, Vlorë

- 2022 – Dhunë në familje ndaj xhaxhait të tij, Vlorë





Lajmet e fundit nga