web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protestat/ Rama: Qytetarët do të fitojnë, shëmbëlltyra e zezë që i keqpërdori do të dështojë

30 Qershor 2026, 10:54, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me protestat që po zhvillohen prej rreth një muaji në bluevard.

Rama shkruan se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, por, sipas tij, “mbetjet e rrezikshme socio-politike të bulevardit dhe uji i rrjedhshëm i protestës së qytetarëve që kërkojnë të dëgjohen, janë dy gjëra krejt të ndryshme”.

Ai thekson se problemet reale të qytetarëve duhen kthyer në energji për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian, duke ndarë me ta reflektimin e qeverisë nga kjo protestë.

Më tej shton se e mira më e madhe e kësaj proteste është se në fund shumica qeverisëse do të dalë me vullnetin e ripërtërirë për të qenë shumë më afër me popullin.

Postimi i plotë:

QYTETARËT kanë të drejtë të protestojnë pavarësisht se kush i drejton, manipulon, përdor dhe abuzon me hallet e tyre.

Korja e mbetjeve të rrezikshme socio-politike të bulevardit dhe uji i rrjedhshëm i protestës së qytetarëve që kërkojnë të dëgjohen, janë dy gjëra krejt të ndryshme.

Ai ujë që buron nga halle, shqetësime, probleme reale të jetës së çdo protestuesi apo simpatizanti të protestës, duhet kthyer dhe do ta kthejmë në energji për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian, duke ndarë me ta reflektimin tonë nga kjo protestë, sapo ta kemi lexuar me vëmendje e përulësi krejt mesazhin e zemërimit të tyre të sinqertë

Ndërsa korja e shpifur që ka bërë bashkë plot dështakë të zemëruar të Shqipërisë, turlilloj personazhesh që japin mend që s’i kanë dhe shfryjnë dufe e mllefe për të cilat s’ua ka fajin askush veç vetes, duhet parë e treguar pa asnjë ngurrim mu siç është:

Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike të këtyre 35 vjetëve

Por e mira më e madhe e kësaj proteste, për të cilën do të bëhen pishman edhe armiqtë e dashakeqët e Shqipërisë që qëndrojnë pas cunamit të baltës digjitale, është se në fund nga e gjithë kjo vorbull shumica qeverisëse do të dalë me vullnetin e ripërtërirë për të qenë shumë më afër me popullin

Dhe protestuesit do të fitojnë bashkë me Shqipërinë, ndërsa shembëlltyra e zezë që i keqpërdori do të dështojë e do të thërmohet në çika… /CNA





Lajmet e fundit nga