web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protesta e qytetarëve/ Këlliçi: 6 faktet që shpjegojnë se përse prej 30 ditësh protestohet në bulevard

30 Qershor 2026, 10:46, Politikë CNA

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka marrë fjalën e tij në Kuvend, ku ka folur lidhur me protestën që po zhvillohet prej një muaji në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Këlliçi foli lidhur me ato që i cilësoi gjashtë faktet dhe provat se përse prej 30 ditësh qytetarët vijojnë me protestën. Sipas tij, këto prova nuk i ka mbledhur opozita, por i kanë shkruar njerëzit më pranë kryeministrit Edi Rama.

Pjesë nga fjala e Këlliçit: 

Sot vij me fakte që shpjegojnë se përse prej 30 ditësh protestohet në bulevard. Ironia më e rëndë është se shumicën e këtyre provave nuk i ka mbledhur opozita, por i kanë shkruar njerëzit më pranë Edi Ramës.

1. Prej 30 ditësh shqiptarët janë në shesh. Ata protestojnë kundër një modeli që e ka kthyer Shqipërinë në pronë private. Pikërisht për këtë kërkuam një debat parlamentar. Ky Kuvend nuk mund të sillet sikur jashtë këtyre mureve nuk po ndodh asgjë. Më 17 qershor, Parlamenti Europian miratoi rezolutën mbi raportin e KE mbi Shqipërinë, ku kërkoi shfuqizimin e ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura. Ndërkohë, në këtë sallë kishte heshtje.
2. "The Albanian Files". Doli ky libër fantastik. Ky libër është prova, jo problemi. Mjafton të jetosh çdo ditë në Shqipëri për të ditur gjithçka që faktohet në këtë libër. Ky është libri i njerëzve që kanë qenë në zemër të projekteve më të mëdha të këtij vendi. Në këtë libër me 750 faqe nuk gjendet as edhe një arkitekt shqiptar. Vendi shfaqet si një tokë e lirë.

3. Si merren vendimet me një telefonatë. Një arkitekt i madh me famë botërore rrëfen se mori një mesazh ku pyetej nëse ishte dakord që numri i tij t'i jepej kryeministrit të Shqipërisë. Po zhvillohet një projekt dhjetëra milionë euro nga kjo telefonatë. Njëri rrëfen se kryeministri i ka shkruar në "Instagram". A ndërtohet kështu një kryeqytet europian? Me një telefonatë, me një vizitë 24-orëshe.

4. Letra që nuk duhej të botohej kurrën e kurrës. Kur e lexova, nuk u ndjeva i fyer si opozitar, por si qytetar i Shqipërisë. Ky shpreson që të mos ketë kurrë zgjedhje dhe Edi Rama të kurorëzohet mbret. Të ngrihet një komision hetimor për të shqyrtuar si këta arkitektë kanë fituar projekte miliona euroshe.

5. Nga arkitektë në patronazhistë. Këtu do të gjeni politikë, sulme ndaj opozitës dhe manipulim të historisë politike. Kjo studio e quan PD-në forcën politike ish-komuniste të vendit. Çfarë e shtyn një studio ndërkombëtare të flasë si patronazhiste? A është kjo rastësi?

6. Edhe Europa po thotë të njëjtat gjëra. Kritike për ligjin e investimeve strategjike, për ligjin e zonave të mbrojtura. Qytetarët që janë në shesh po kërkojnë Europën, ato standarde që kjo qeveri po i shkallmon. Ky libër nuk është personazhi kryesor i kësaj historie, por protestuesit në bulevard. /CNA





Lajmet e fundit nga