web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në të njëjtën kohë me seancën plenare/ Zhvillohet sot protestë para Kuvendit

30 Qershor 2026, 08:13, Aktualitet CNA

Në të njëjtën kohë me seancën plenare/ Zhvillohet

Një protestë është paralajmëruar paraditen e sotme para Kuvendit.

Në tubimin e zhvilluar një ditë më parë para Kryeministrisë, një nga protestuesit njoftoi protestë në orën 10:00 jashtë Parlamentit, në të njëjtën kohë me seancën plenare.

“Do të vijojmë të jemi para Kryeministrisë. Kam një lajmërim. Nesër në orën 10:00 ka Parlament, kushdo që ka mundësi duhet t’u thotë atyre që nuk janë deputetët tanë! Ftojmë të gjithë protestuesit që munden nesër në 10:00 para Parlamentit”, tha ai.

Protesta para godinës së parlamentit mbahet nën sloganin "Ndryshimi fillon me ne, është koha të zgjohemi".

Në të njëjtën kohë me seancën plenare/ Zhvillohet

Po ashtu pasditen e sotme do të mbahet dhe protesta e përditshme para Kryeministrisë kundër qeverisë.

Ndërkohë në rendin e ditës të seancës plenare përfshihen një projektligj dhe disa projektrezoluta. /CNA

Në të njëjtën kohë me seancën plenare/ Zhvillohet





Lajmet e fundit nga