web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Rama n’kosh, Berisha n’kosh”/ Vijon protesta para Kuvendit

30 Qershor 2026, 11:11, Aktualitet CNA

"Rama n’kosh, Berisha n’kosh”/ Vijon protesta para

Protesta para Kuvendit vijon prej më shumë se një ore, ndërsa brenda Parlamentit vijon seanca plenare.

Protestuesit me pankarta në duar kanë bërë thirrje kundër qeverisë dhe të gjithë klasës politike.

Para godinës, ata kanë vendosur edhe një kosh mbeturinash, ndërsa vijojnë me thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Ju erdhi fundi”, “Rama n’kosh, Berisha n’kosh”.

Në këtë protestë nuk ka pasur fjalime, por vetëm thirrje të qytetarëve. Kujtojmë gjithashtu se sot mbahet protesta e 31-të kundër qeverisë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". /CNA





Lajmet e fundit nga