web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e Endri Goxhajt në Memaliaj/ Vetëdorëzohet pas dy muajsh shtetasi në arrati

30 Qershor 2026, 15:28, Aktualitet CNA

Vrasja e Endri Goxhajt në Memaliaj/ Vetëdorëzohet pas dy muajsh

Pas rreth dy muajsh në arrati, Marjaldo Nela, i shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Goxhajt në Memaliaj, është vetëdorëzuar në polici.

Pas vetëdorëzimit, ai është ndaluar dhe është vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë për vijimin e procedurave hetimore.

Nela akuzohet për përfshirje në ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur në prill të këtij viti në Memaliaj, për të cilën policia arrestoi disa persona dhe shpalli në kërkim autorët e dyshuar./CNA





Lajmet e fundit nga