Olsjan Çela shënjestron KLP: Ndërveprimi defektoz
Prokurori i Përgjithshëm Olsjan Çela në Komisionin për Nis...
Prokurori i Përgjithshëm Olsjan Çela në Komisionin për Nis...

Ka diçka të çuditshme në faktin që një konkurs që shpall veten si kremtim i diversitetit kulturor, prodhon çdo vit një lloj uniformiteti, që nuk dallon dot as nga linja e montazhit, le të mos flasim për kreativitetin.
Eurovision-i 2026 e rikonfirmon këtë tension të dukshëm: uniformitet vs kreativitet.
Para se të flasim për Shqipërinë, duhet të vendosim pikat mbi i të problemit të vërtetë.
Shumica e performancave të mbrëmshme të 14 majit ndanin të njëjtën arkitekturë: vizuale+ndriçim, që mbulonin mungesën e ideve dhe larmisë muzikore, grafika që mbushnin vakumin emocional, koreografi që lëviznin trupin pa lëvizur asgjë tjetër.
Spektakli gëlltitiste performuesin.
Në këtë kontekst, "Nân" e Alis refuzoi të luajë lojën e plotë.
"Nân" ishte ndoshta hyrja më autentike kulturore e mbrëmjes. Nuk kërkoi të aplikojë gjuhën vizuale të Eurovision-it korporativ.
Vokalisht Alis ishte impresionues. Kemi parë shumë talente vokale në Eurovision, por rrallë herë kanë ditur si ta mbajnë gojën mbyllur.
Por autenticiteti në Eurovision ka çmim e vet. Dhe ky çmim quhet gjeopolitikë. Publiku i gjerë evropian voton në mënyrë gati refleksive këngën që i kujton diçka të njohur.
"Nân" nuk ofron këtë.
Ofron diçka tjetër: praninë e një identiteti kulturor specifik, gegnishten, një temë emigracioni që nuk është universale në mënyrën sesi e konceptojnë producentët evropianë fjalinë "universale".
Është universale vetëm nëse ke jetuar largësinë nga shtëpia si humbje.
Kjo edhe e ekspozon këngën. Pra, gegnishtja bëhet njëkohësisht fuqia dhe kufiri i saj.
Performancës tonë i mungoi shkëlqimi vizual, por gjithsesi kualifikimi ishte mëse i merituar.
Krahasimi me Shkodra Elektronike është i pashmangshëm dhe i padrejtë në të njëjtën kohë. "Zjerm" ishte energji tribale, elektronikë urbane që funksionoi, sepse kishte saktësinë e muzikës së vallëzimit: dije kur duhej të lëvizje, kur të ndaleshe.
"Nân" kërkon diçka tjetër nga audienca, kërkon vëmendje.
Janë dy filozofi krejtësisht të ndryshme të të qenit shqiptar në Eurovision.
Asnjëra nuk është gabim. Por kjo e dyta është shumë më e rrezikshme.
Delegacioni shqiptar ka çdo arsye të ndihet krenar. Kualifikimi i mbrëmshëm nuk ishte rastësi.
E shtuna para 160 milionë syve do të jetë sfida dhe mundësia për të provuar nëse:
"Nân" do të qëndrojë e palëkundur brenda makinës audioviziuale të Eurovision-it?Apo do të humbasë aty ku humbasin shumë hyrje të ndershme?
Kënga e ka bazën dhe Alis mund të jetë jo vetëm performuesi shqiptar, por argumenti më i fortë sesi mund të fitohet edhe aty ku sistemi nuk është ndërtuar për të fituar.
- Shënime mbi vëllimin me poezi “Në çdo pasqyrë na sheh më...
Bujar Hudhri nuk është thjesht një botues. Ai është një ng...
Koço Kosta që prej kur u shfaq në letërsinë shqipe me libr...
Violinisti Tedi Papavrami është dekoruar me “Yllin e Ofice...
Sot, më 6 maj, përkujtohet lindja e Sigmund Schlomo Freud,...
Në Qendrën Kulturore “Lasgush Poradeci” në Pogradec u shfa...
Korça mirëpriti edicionin e tretë të Festivalit të Miqësis...
Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipë...
Ngjarja e pasqyruar në dokumentin arkivor (Fondi 152, viti...
Nga hulumtimet e kryera në fondet e Arkivi Qendror Shtetër...
Ambasada e Zvicrës rikthen për herë të parë pas 100 vitesh...
Rexhep Qosja u lind në Vuthaj, në krahinën e Malësisë, aso...
Sot UNESCO shpalli 12 gjeoparqe të reja, duke e çuar numri...
23 Prilli shënohet në mbarë botën si Dita Botërore e Libri...
Manastiri i Kryeengjëjve në Derviçan të Bashkisë Dropull ë...
Në një studio brenda Pallatit Hampton Court në Londër, qën...
Ngjarjet që çuan në vrasjen e Avni Rustemi në prill të vit...
Kujtesë Që prej 20 prillit të vitit 2020, Rikard Ljarja u...
Në Lekël të Gjirokastrës kanë nisur punimet restauruese të...
Në galerinë “Guri Madhi” në Korçë është çelur një ekspozit...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me dh...
Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me...
Raportohet se një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin...
Dy mjete lundruese, Jet Ski, janë bllokuar në Sarandë ...
Ndërsa Shqipëria përballet me sfidat e vazhdueshme të demo...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley tha ...
Përtej dëshirës për të qenë sa më elegantë në mbrëmjen e m...
Një hetim i medias britanike “The Sun” pretendon se rrjete...
Dy shpërthime kanë tronditur të martën qendrën e Damaskut,...
Një sistem i ri online për autorizimin paraprak të hyrjes ...
Presidenti amerikan, Donald Trump, është nisur drejt Ankar...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Vijon debati mes Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe A...
Nga nisja në muajin shkurt të procesit të rivlerësimit të ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...