web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

23 Prilli/ Dita Botërore e Librit dhe e së Drejtës së Autorit

23 Prill 2026, 08:58, Kulturë CNA

23 Prilli/ Dita Botërore e Librit dhe e së Drejtës së

23 Prilli shënohet në mbarë botën si Dita Botërore e Librit dhe e së Drejtës së Autorit.

Kjo ditë e ka origjinën në zonën e Katalonjës në Spanjë, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil.

Më 15 nëntor të vitit 1995, me në rezolutë të UNESCO-s, 23 prilli u shpall Dita Botërore e Librit.

Kjo datë lidhet edhe me dy nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë botërore, Shekspiri dhe Miguel de Servantes, të ndarë nga jeta më 23 prill.

23 prilli shënon edhe lindjen ose ndarjen nga jeta të shkrimtarëve të tjerë, si Maurice Druon, K.Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo.

Kjo është arsyeja, për të cilën kjo datë domethënëse për letërsinë universale është caktuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s për t’i bërë homazh botëror librit dhe autorëve të tij dhe për të inkurajuar të rinjtë, që të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit, si edhe për të respektuar kontributin e pazëvendësueshëm, që kanë dhënë krijuesit për progresin social dhe atë kulturor./CNA





09:13 Kulturë Boris Miska

Migjeni, ky misionar!

(Shkruar më 18 prill, 89 vjet nga dita e mbërritjes në Puk...

Lajmet e fundit nga