web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekspozita “Elbasani në telajo”/ Piktori Gazment Xhaferri për CNA: Peizazhe urbane të qytetit që zgjojnë kujtime

14 Prill 2026, 18:00, Kulturë CNA

Ekspozita “Elbasani në telajo”/ Piktori Gazment Xhaferri

Piktori i mirënjohur nga Elbasani, Gazment Xhaferri vjen këtë herë për publikun artdashës me një ekspozitë të re.

Ekspozita e titulluar "Elbasani në telajo" hapet më datë 25 prill dhe punimet e rralla do të vendosen në hollin e Teatrit ‘Skampa’ të qytetit.

Ekspozita “Elbasani në telajo”/ Piktori Gazment Xhaferri

Në një intervistë për CNA, piktori Xhaferri ndan detaje nga këto punime, që sipas tij i përkasin stilit të peizazheve urbane nga Elbasani, duke na kthyer edhe pak pas në kohë, pasi peizazhet lidhen me periudhën nga 1916 e deri në ditët e sotme.

“Tematika është Elbasani në telajo. Ka peisazhe urbane nga qyteti i Elbasanit, ku mbizotërojnë rrugicat historike të Kalasë së Elbasanit dhe rrugë të Elbasanit që nuk egzistojnë më”,-shprehet piktori.

Ekspozita “Elbasani në telajo”/ Piktori Gazment Xhaferri

Artisti sjell këto punime të veçanta përmes teknikave të ndryshme, që ofrojnë edhe një shumëllojshmëri këndvështrimesh optike për publikun.

“Të gjitha këto punime janë në teknika të ndryshme, si në akuarel, vaj, akrilik dhe spatull. Janë të gjitha punime të realizuara në canavacë”,-shprehet Xhaferri për CNA.

Ekspozita “Elbasani në telajo”/ Piktori Gazment Xhaferri

Kjo ekspozitë sjell rreth 35 punime të ndryshme në telajo dhe siç tregon piktori për CNA, frymëzimi më i madh për këto peizazhe është i pashtershëm dhe arsyen e zbulon vetë.

“Do të ekspozohen diku tek 35 punime. Frymëzimi vjen për qytetin tim të lindjes, ku edhe banoj. Nuk shteron kurrë. Nëpërmjet pikturave zgjon kujtime, kthen kohën e kaluar, është nostalgji. Të gjithë artëdashësve që ndoshta kanë qëndruar për pak kohë në Elbasan, kur i shikojnë këto piktura kanë dhe ata nganjë histori ose kujtime të atyre koheve që kanë jetuar në këtë qytet të mrekullueshëm me histori e tradita”,-tregon piktori Xhaferri.

Ekspozita “Elbasani në telajo”/ Piktori Gazment Xhaferri

Ekspozita me karakter nostalgjik dhe historik do të jetë e hapur për publikun deri më datë 2 maj./CNA





09:19 Kulturë Agim Xhafka

ËMBËLSIRA MBI DOLLAP

Nuk di se ç’ëmbëlsirë shërbehet për drekën e Bajramit, por...

Lajmet e fundit nga