"Përjetim i jashtëzakonshëm muzikor"/ Interpretohet në Katedralen "Shën Pali" vepra mbresëlënëse "Membra Jesu Nostri"
Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka njoftuar se të premten ...

Me një vendim gjykate të vitit 1948 u shpallën të ndaluar një varg veprash të autorëve shqiptarë por edhe të huaj. Në këtë vendim, urdhërohej që “duhej të hiqen nga qarkullimi një sasi librash e të përkohshmesh të dëmshme për shoqërinë”.
Vendimi u shoqëruar me një artikull që argumentonte përse ishin ndaluar veprat e atyre autorëve, në krye të të cilëve qëndronte Gjergj Fishta, të cilit iu hoq e gjithë vepra nga qarkullimi, për të vazhduar me autorët: Mid’hat Frashëri, Kristo Floqi, Hamit Gjylbegaj, Pjetër Gjini, Mehdi Frashëri, Terenc Toçi, Ernest Koliqi, Gjon Shllaku, Anton Harapi, Mitrush Kuteli, Mustafa Kruja, Justin Rrota, Tajar Zavalani, Kristo Dako e të tjerë.
Ndërsa Gjergj Fishtën, Gjon Shllakun, Anton Harapin etj. i cilësojnë si “agjentë të huaj, që kanë shtrembëruar realitetin historik të vëllazërimit dhe bashkëpunimit që ekzistonte në mes popullit tonë dhe popujve të tjerë të Ballkanit”.
Ernest Koliqi, Tajar Zavalani, Terenc Toçi, Vasil Alarupi, Selaudin Toto, Fiqiri Llagami etj. cilësohen “agjentë intelektualë të kalbur në shërbim të të huajve; njerëzit e lekut dhe të njëqind flamurëve, shkrimet e të cilëve u kanë shërbyer gjithnjë armiqve të popullit tonë”.
Mund të kishte edhe autorë që vazhdonin të lirë krijimtarinë, por iu censuroheshin vepra të caktuara, si ka ndodhur me autorët: Dritëro Agolli, Vedat Kokona, Haki Stërmilli, Sabri Godo, Xhevahir Spahiu, Moikom Zeqo, e të tjerë.
Librat në fjalë janë:
– At Gjergj Fishta, Amerika (Botim i veçantë për Ballkanin).
– Kristo Floqi, Administrata ose e drejta sundimore.
– D. Zadeja, At Fulvio Cordignano në gjyq.
– Piro Floqi, Bajram Curri (Vjershë).
– Mehdi Frashëri, Arben lajmëron.
– Mehdi Frashëri, Hylli i Dritës.
– Mehdi Frashëri, Aventurat e Tom Miksit.
– Mehdi Frashëri, Aveniri i Shqipërisë.
– Skënder Guri, Antologji dashurije.
– Hamit Gjylbegaj, Agimet e fillozofisë.
– S. Paparisto, Bojskautizma.
– Pjetër Gjini, Besniku.
– Bendo Shapërdani, Çudi me Zotin.
– Bendo Shapërdani, Çupat e Vançit.
– Hamit Gjylbegaj, Cikrime Fillozofije.
– Shefqet Dauti, Çeta e të treve.
– Buffallo-Bill, Cila ka qenë Sadije Zogu.
– Buffallo-Bill, Çeta e Tigërve.
– Vasil Xhaçka, Ç’duhet të dijë çdo i ri.
– Prof. Lorenzini, Çështja agrare Shqiptare.
– Mark Çuni, Çudija e ligjëratës.
– Luigj Thaçi, Doktrina fashiste e shpjeguar popullit.
– Luigj Thaçi, Don Gjon Vata, prift me kobure.
– Kristo Floqi, Djelmërija shpresë e s’ardhmes.
– Kristo Floqi, Drejt një politike shoqërore ekonomike.
– Hamid Gjylbegaj, Drita e së vërtetës.
– Alen Bernard, Djali i Myftisë.
– De la Grande, Ditët e prapme të Jeruzalemit.
– A. Mille, Dashuri në Hong-Kong.
– Kristo Floqi, Dëshmorëty e rilindjes.
– A. Diery, Dy të vdekur në një qivur.
– F. M. Angoni, Dora e Fatit.
– Mikel Zevako, Doktrina e madhe.
– Mikel Zevako, Dashnorët e Venedikut.
– Hasan Kaloshi, Dedektivi.
– Hasan Kaloshi, Detyrat e komandantit.
– Jani Gjëmbi, Dashurija e Anmes moderne.
– Terenc Toçi, E drejta ndëshkimore.
– I. B., E vërteta mbi ndodhjen në Spanjë.
– Hamit Gjylbegaj, Flutura ndër lule.
– Pjetër Gjini, Fletorja e Klerit Katolik.
– Pjetër Gjini, Fashizmi.
– Pjetër Gjini, Fjalimi i Patër Anton Harapit.
– Pjetër Gjini, Fjalimi i Kontit Çiano.
– Pjetër Gjini, Flamuri i shënjtë.
– Pjetër Gjini, Frushullime.
– Terenc Toçi, Gramatika Italisht.
– Lumo Skëndo, Gijom Telli.
– Ernest Koliqi, Gjurmat e Stinëve.
– Bendo Shapërdani – V. Alarupi, Gesa prej Rugove.
– Conan Doyle, Gjarpëri me pika.
– Conan Doyle, Gracka e vdekjes.
– E. Vallace, Gruaja e katër katrorët.
– D. Dumas, Gjakmarrja e kusarit.
– P. Gjon Shllaku, Hylli i Dritës.
– P. Gjon Shllaku, Historija flet kështu.
– Vill Durant, Herojtë e mendimit.
– Fiqiri Llagami, Hitleri.
– Historija dhe psikollogjia e fashizmit.
– Historija politike ushtarake.
– Dh. Fallo, Harun-el Rashit.
– Mitrush Kuteli, Havadan më havadan.
– Dr. Kristo Dako, Hyrja në historinë e Shqipërisë.
– Kr. Dako, Jeta dhe veprat e Zogut.
– Java (revistë).
– Piro Floqi, Kosova e lirë.
– Hamit Kokalari, Kosova djepi i shqiptarizmës.
– Fulvio Corgignano, Këshilla nga Nëna Mbretneshë.
– Fulvio Corgignano, Kush janë Jezuitët.
– Mehdi Frashëri, Koka e Ali Pashës.
– Ramo S. Frashëri, Kriza dhe bota.
– Pjetër Gjini, Këngë të reja.
– Pjetër Gjini, Kurtha e Dashurisë.
– Teki Selenica, Kalendari Shqipënija e ilustrueme.
– “Hylli i Dritës”, Kulturë kundër kulturës.
– Aqif Domini, Konferenca patriotike për djelmoshat.
– Hamid Gjylbegaj, Kunora e Lavdisë.
– “Hylli i Dritës”, Letër e hapur e Hilë Mosit.
– “Meshtari Shqiptar”, Kombësija e Klerit Katolik.
– Vasil Xhaçka, Kalendari enciklopedik.
– Nexhat Hakiu, Kënga e gjakut.
– Ernest Koliqi, Kushtrimi i Skënderbeut.
– Prej Irineut, Lordi Listër.
– Prej Irineut, Libra Feta e kl. I, kl. II, kl. III, kl. IV, kl. V.
– M. Frashëri – Përkthim, Maksime.
– M. Frashëri, Liga e Prizrenit.
– P. A. Harapi, Ligjëratë.
– P. Gj. Fishta, Libër i pëvjetshëm.
– P. Gj. Fishta, Lahuta e Malsis.
– De Monfe, Maska e zezë
– Pjetër Gjini, Malsori në Paris
– Villy Forst – T. Zavalani, Mazhurka
– Dh. Fallo, Mata-Hari
– K. Doyle, Mbretëresha e Pareve.
– “Minerva” – revistë.
– G. Petroff, Mësuesi idealist.
– M. Kruja, Mussolini.
– L. Skëndo, Mbi një udhëtim në Zvicër.
– A. Bernard, Misteri i Luvrit.
– Sh. Vendresha, Novella.
– T. Zavalani, Nogi.
– E. Wallace, Ndëshkimi i spiunit.
– Shaban Vranishti, Ndjenja e Malcorit.
– Nebil Çika, Njëmëndësija Shqiptare.
– V. Koça – N. Çika etj., Neoshqiptarizma.
– Clifford Ralch, Nat Pinkerton, Njeriu i padukshëm.
– Fulvio Cordignano, Një tjetër filozof.
– Dh. Fallo, Një mijë e një net.
– Kr. Floqi, Një predikim mbi patriotizmin.
– Mis Durham – S. Toto, Njëzet vjet Ngatëresa Ballkanike.
– E. Koliqi, Ugo Foscolo, Vjersha të zgjedhura.
– Mentor Sojli, Nisem.
– A. Marlaska, Një monument historik.
– M. Frashëri, Një polemikë mbi kulturën greke në Shqipëri.
– Hubdard, Një mandat për gjeneral Gareia.
– J. N. At Ilia, Një përgjigje të shkurtër shkencës.
– F. Vokopola (Revistë), Njeriu.
– Dh. Beduli, Orthodhoksia.
– K. Maloki, Oriental apo oksidental.
– P. Gjini, Ora e dishërueme.
– Sh. Vendresha, Organizata e djelmërisë.
– Sh. Vendresha, Poezitë e Ali Asllanit.
– Hamid Gjylbegaj, Pasqyra e së vërtetës.
– M. Frashëri, Problemet shqiptare.
– L. Skëndo, Pritmi i Shqipërisë.
– Ismet Toto, Platoni.
– E. Koliqi – Manzoni, Pesë Maj.
– “Drini” (revistë), Perëndija ka folur.
– A. Tennysen, Eno ch Arden.
– Kr. Floqi, Elementa të ekonomi-politikës.
– F. Cordignano, Epopeja kombëtare e popullit shqiptar.
– Kr. Floqi, Qerthulli Politik.
– Kr. Floqi, Shkëndija.
– G. Progri, Shqipëria dhe bijt e saj.
– L. Skëndo, Shkurtabiqi i verdhë.
– Dh. Pasku, Tri probleme në lidhje me Bankën Kombëtare.
– M. Arësimi, Triumfi i legalitetit.
– M. Arësimi, Te praku i jetës.
– Tradhtia e (Mehdi Frashërit).
– Pjetër Gjini, Tridhjet e dyshi.
– G. Petroff, Ungjilli si bazë e jetës.
– P. A. Harapi, Vlerë shpirtërore.
– E. Koliqi – U. Foscolo, Vjersha të zgjedhura.
– P. Frashëri, Viktimat e fatit.
– E. Koliqi – Ugo Foscolo, Vorret.
– V. Monti – E. Koliqi, Vjersha.
– Selaudin Blloshmi, Zëri i fronit.
– Fulvio Cordignano, Zëri i misionit.
– M. Kruja, Shqiptarët dhe fuqitë e mëdha.
– At Gjergj Fishta, Vallja e Parizit.
– Dhe të gjitha veprat e At Gj. Fishtës si Anzat e Parnasit, Gomari i Baba Tasit etj.
Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka njoftuar se të premten ...
UNESCO ka caktuar Medelinin e Kolumbisë, si Kryeqytetin Bo...
Zona arkeologjike Bylis-Klos njihet si një nga peizazhet m...
Nuk di se ç’ëmbëlsirë shërbehet për drekën e Bajramit, por...
14 Marsi është një ditë e veçantë në Shqipëri, pasi sot fe...
Xhevahir Zeneli është atipik. Një siluetë që nuk pranoi ku...
Këngëtari legjendë i muzikës popullore, Gëzim Nika, do të ...
Galeria e Artit Pamor “Nikolet Vasia” në Durrës ka çelur e...
Disa gërmime arkeologjike kanë çuar në zbulimin e një vend...
Në një ceremoni të veçantë akademike dhe qytetare, Univers...
Drama e regjisorit Arben Kumbaro “Drejtësi në Nuremberg” ë...
Më datë 12 mars në sallën e madhe të Universitetit të Arte...
"Paddington The Musical" ka dominuar Çmimet “WhatsOnStage”...
Arkivi i rrallë me koleksionin e fotografive të fotografit...
Të shtunën më datë 7 Mars u mbajt eventi lançues i Agjenci...
20 vite më parë filmi i bazuar në marrëdhëniet ndërraciale...
Triple Concerto dhe Simfonia nr. 5 e Beethovenit do të vij...
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit sjell në skenë këtë f...
Cillian Murphy është shprehur në një intervistë të fundit,...
Në datat 7 dhe 8 mars Cirku Kombëtar vjen me dy shfaqje pë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...