Gëzim Nika sjell “Me zanin e bjeshkëve”/ Për herë të parë me një recital në TKOBAP
Këngëtari legjendë i muzikës popullore, Gëzim Nika, do të ...
Xhevahir Zeneli është atipik. Një siluetë që nuk pranoi kurrë të ngushtohej në kornizat e konvencioneve skenike, një aktor që nuk e vendosi artin mbi njeriun, por e shkriu artin në vetë qenien e tij. Ai nuk erdhi në skenë për të kërkuar fronin e korifejve, as për të shpallur madhështinë e vet nëpër podiume lavdie; ai erdhi për të ndërtuar një strehë të përbashkët ku e qeshura dhe dhimbja pinë ujë nga i njëjti burim, ku humori bëhet mënyrë për të përballuar peshën e jetës dhe për ta kthyer plagën në buzëqeshje.

Ai është nga ata njerëz që mund të përkufizohen me atë shprehjen e rrallë: “të këqijtë e vetes dhe të mirët e botës.” Një shpirt që e mban mbi vete barrën e dyshimit, të përkorjes dhe të një vetëkritike të heshtur, ndërsa për të tjerët dhuron vetëm dritën e qeshjes. Në një mjedis ku shpesh bërtitet për vlerat dhe ku lavdia kërkohet me zhurmë, përkorja e tij zgjodhi të flasë në heshtje. Për disa kjo heshtje u duk si thjeshtësi e zakonshme; për të tjerë u bë një terren ku modesti mund të keqpërdorej apo të anashkalohej.
Por Xhevahir Zeneli mbeti i pandryshuar: një shpirt me damar tragjik, që e shndërroi dramën e brendshme në humor të mprehtë, herë-herë të guximshëm, me atë dozë të lirë dhe thumbuese që prek kufijtë e satirës së rritur, por që gjithmonë ruan një nënshtresë urtësie që i flet çdo moshe.

I lindur në Ersekë më 10 mars 1961, ai solli me vete në Tiranë një pjesë të shpirtit të vendlindjes: atë thjeshtësi të fortë, pak të egër, por të sinqertë, që karakterizon njerëzit e maleve. Në kryeqytet kjo thjeshtësi nuk u zbeh; përkundrazi, u shndërrua në një instrument artistik. Kur në vitin 1985 ai nisi rrugëtimin e tij në Estradën e Tiranës, Zeneli nuk interpretoi thjesht role komike – ai krijoi tipologji njerëzore, portrete të gjalla të karakterit shqiptar. Ai është një mjeshtër i karakterit.
Nga i shpenguari i papërmbajtur te dinaku që e fsheh dredhinë pas një buzëqeshjeje naive; nga njeriu i thjeshtë që mbetet viktimë e rrethanave te figura groteske e “burrit nën rrogoz” – ai i dha trup, zë dhe mimikë gjithë paradoksit të natyrës sonë. Në lojën e tij, gjuha e trupit dhe mimika shpesh flasin më shumë se dialogu, ndërsa një pauzë e shkurtër mund të bëhet po aq domethënëse sa një tiradë komike.

Gjurmët e tij në kinematografi mbeten po aq të veçanta. Kush mund ta harrojë figurën e Kolës në filmin “Kur hapen dyert e jetës”, apo Danën në “Shkëlqimi i përkohshëm”? Janë role ku e qeshura nuk është qëllim në vetvete, por vetëm një vello e hollë që mbulon një realitet më të thellë njerëzor. Sepse Zeneli e ka kuptuar gjithmonë një të vërtetë të madhe të komedisë: se qeshja lind shpesh nga tragjikja, dhe se njeriu qesh më shumë pikërisht aty ku jeta e prek më fort.
Në të 65-at e tij, Xhevahir Zeneli nuk është thjesht një emër në listat e gjata të aktorëve të skenës shqiptare. Ai i përket asaj plejade modeste artistësh që nuk e kërkuan kurrë lavdinë me zhurmë, por e fituan atë në mënyrën më të vështirë: duke u bërë pjesë e memories së publikut. Ai është nga ata aktorë që dinë t’i japin jetë jo vetëm fjalës, por edhe heshtjes; jo vetëm skenës, por edhe atij momenti kur publiku ndjen se pas humorit fshihet një e vërtetë e thellë njerëzore.
Sepse, në fund, arti i Xhevahir Zenelit nuk është thjesht arti i të qeshurës. Është arti i një njeriu që e ka njohur skajshmërinë e jetës dhe ka zgjedhur t’i përgjigjet asaj me humor. Dhe ndoshta për këtë arsye, përkufizimi më i drejtë për të mbetet ai që i përshtatet më shumë karakterit të tij: Ai nuk e shiti kurrë madhështinë. Sepse madhështinë e kishte në thjeshtësi. /CNA
Këngëtari legjendë i muzikës popullore, Gëzim Nika, do të ...
Galeria e Artit Pamor “Nikolet Vasia” në Durrës ka çelur e...
Disa gërmime arkeologjike kanë çuar në zbulimin e një vend...
Në një ceremoni të veçantë akademike dhe qytetare, Univers...
Drama e regjisorit Arben Kumbaro “Drejtësi në Nuremberg” ë...
Më datë 12 mars në sallën e madhe të Universitetit të Arte...
"Paddington The Musical" ka dominuar Çmimet “WhatsOnStage”...
Arkivi i rrallë me koleksionin e fotografive të fotografit...
Të shtunën më datë 7 Mars u mbajt eventi lançues i Agjenci...
20 vite më parë filmi i bazuar në marrëdhëniet ndërraciale...
Triple Concerto dhe Simfonia nr. 5 e Beethovenit do të vij...
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit sjell në skenë këtë f...
Cillian Murphy është shprehur në një intervistë të fundit,...
Në datat 7 dhe 8 mars Cirku Kombëtar vjen me dy shfaqje pë...
Në datat 11 dhe 12 mars do të rikthehet në skenën teatrore...
Kryeministri Edi Rama vjen këtë herë për publikun si autor...
Muzeu i njohur botëror Louvre nuk është thjesht një hapësi...
1 Marsi në Korçë erdhi si çdo vit me aromën e kulaçit të s...
Aktori i mirënjohur, Zhani Ziçishti, u lind më 31 maj të v...
Një artikull i botuar në revistën spanjolle “El Nuevo Hera...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...