Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në historinë e letërsisë dhe teatrit bashkëkohor, rrallëherë gjejmë një figurë ku arti dhe angazhimi qytetar ndërthuren aq organikisht sa në veprën e Dario Fo-s. Në thelb të krijimtarisë së tij qëndron bindja se arti nuk është një strehë estetike e shkëputur nga realiteti, por një instrument i gjallë ndërhyrjeje në të.
Për Dario Fo-n, teatri nuk është vetëm përfaqësim, por edhe akt, një veprim që synon të zbulojë, të tronditë dhe në fund të transformojë ndërgjegjen kolektive.
Ende e kam të gjallë në kujtesë takimin dhe bisedën me të këtu e mbi tridhjetë vjet më parë (Milano,1993), në sallën e bukur të teatrit “Smerald”.
Folëm gjatë për artin, për rolin e pazëvendësueshëm dhe për fuqinë që ka arti për të ndryshuar realitetin.
Ajo që më ka mbetur më e gjallë nga ajo bisedë nuk është vetëm forca e pranisë së tij skenike, por këmbëngulja e tij në një ide që e përsëriste me bindje: artisti, shkrimtari nuk mund të jetë një soditës.
Për të, të shkruarit ishte një akt përgjegjësie, një ndërhyrje e vetëdijshme në realitet.
Ai e refuzonte idenë e artistit të tërhequr, të mbyllur në estetikë të pastër, duke e parë këtë si një formë shmangieje. Në vizionin e tij, shkrimtari duhet të jetë i përfshirë, i pozicionuar, madje edhe i rrezikuar në atë që thotë.
Nga një këndvështrim filozofik, vepra e tij mund të lexohet si një kritikë e vazhdueshme ndaj strukturave të pushtetit dhe narrativave zyrtare.
Ai e shihte realitetin si një konstrukt të manipuluar, ku e vërteta shpesh deformohet nga institucionet politike, fetare apo mediatike.
Në këtë kuptim, arti i tij merr një funksion demistifikues: ai synon të çmontojë diskurset dominuese dhe të rikthejë një të vërtetë alternative, të lindur nga përvoja popullore dhe nga zërat e margjinalizuar.
Estetikisht, kjo filozofi përkthehet në një formë të veçantë shprehjeje që refuzon normat tradicionale të teatrit elitar.
Dario Fo ndërton një estetikë të bazuar në groteskun, parodinë dhe hiperbolën; elemente që jo vetëm argëtojnë, por edhe destabilizojnë perceptimin e zakonshëm të realitetit.
E qeshura, në këtë kontekst, nuk është thjesht reagim emocional, por një akt njohjeje. Ajo shfaqet si një moment çlirimi nga frika dhe si një mënyrë për të parë pushtetin pa maskën e tij solemne.
Dario Fo ishte, në kuptimin më të plotë të fjalës, një shoëman klasik: ai i shkruante vetë veprat, i vinte vetë në skenë dhe shpesh interpretonte vetë rolin kryesor.
Kjo shumësi rolesh nuk ishte thjesht një shfaqje virtuoziteti, por një mënyrë për të ruajtur integritetin e mesazhit dhe për të kontrolluar drejtpërdrejt marrëdhënien me publikun.
Teatri i tij nuk kalonte përmes filtrave; ai vinte i gjallë, i drejtpërdrejtë, pothuajse i papërpunuar, si një akt i menjëhershëm komunikimi.
Në këtë univers krijues, një prani e pandashme ishte Franca Rame, bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja e tij më e ngushtë. Roli i saj nuk ishte dytësor; ajo ishte një zë i fuqishëm në vetvete, një aktore dhe autore që ndau me Dario Fo-n jo vetëm skenën, por edhe vizionin për një teatër të angazhuar dhe të lirë.
Një nga aspektet më intriguese të estetikës së Dario Fo-s është përdorimi i gjuhës si trup dhe si energji. Përmes eksperimentimit me tingullin, ritmin dhe deformimin e fjalës, ai krijon një komunikim që i tejkalon kufijtë racionalë të gjuhës.
Kjo formë shprehjeje e zhvendos theksin nga kuptimi i drejtpërdrejtë te përjetimi, duke e bërë shikuesin pjesëmarrës aktiv në procesin e interpretimit. Kështu, arti i tij nuk jep përgjigje të gatshme, por krijon hapësira të reja për mendim kritik.
Në një këndvështrim më të gjerë, krijimtaria e Dario Fo-s ngre pyetje mbi rolin e artistit në shoqëri. A duhet artisti të jetë dëshmitar i heshtur apo aktor i angazhuar? Përgjigjja e tij është e qartë: neutraliteti është një iluzion.
Çdo akt krijues është, në vetvete, një pozicionim. Duke e pranuar këtë, ai e shndërron teatrin në një formë rezistence, ku arti bëhet zë i atyre që zakonisht nuk dëgjohen.
Megjithatë, forca e tij nuk qëndron vetëm në përmbajtjen politike, por në mënyrën se si kjo përmbajtje mishërohet estetikisht.
Ai arrin të krijojë një ekuilibër të rrallë mes formës dhe mesazhit, duke dëshmuar se arti i angazhuar nuk duhet të sakrifikojë kompleksitetin estetik për hir të qëllimit ideologjik. Përkundrazi, është pikërisht përmes risisë formale dhe fuqisë performative që mesazhi bëhet më i thellë dhe më i qëndrueshëm.
Edhe sot vepra e Dario Fo-s na kujton se arti ka potencialin të jetë më shumë se pasqyrë e realitetit; ai mund të jetë një mjet për ta rikonfiguruar atë.
Duke ndërthurur humorin me kritikën, traditën me eksperimentin dhe estetikën me etikën, ai krijon një model të artit që jo vetëm reflekton botën, por synon ta ndryshojë atë. Dhe pikërisht në këtë ndërthurje qëndron fuqia e tij e vërtetë./ CNA
Sot përkujtohet 128 vjetori i lindjes së intelektualit të ...
Me një vendim gjykate të vitit 1948 u shpallën të ndaluar ...
Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka njoftuar se të premten ...
UNESCO ka caktuar Medelinin e Kolumbisë, si Kryeqytetin Bo...
Zona arkeologjike Bylis-Klos njihet si një nga peizazhet m...
Nuk di se ç’ëmbëlsirë shërbehet për drekën e Bajramit, por...
14 Marsi është një ditë e veçantë në Shqipëri, pasi sot fe...
Xhevahir Zeneli është atipik. Një siluetë që nuk pranoi ku...
Këngëtari legjendë i muzikës popullore, Gëzim Nika, do të ...
Galeria e Artit Pamor “Nikolet Vasia” në Durrës ka çelur e...
Disa gërmime arkeologjike kanë çuar në zbulimin e një vend...
Në një ceremoni të veçantë akademike dhe qytetare, Univers...
Drama e regjisorit Arben Kumbaro “Drejtësi në Nuremberg” ë...
Më datë 12 mars në sallën e madhe të Universitetit të Arte...
"Paddington The Musical" ka dominuar Çmimet “WhatsOnStage”...
Arkivi i rrallë me koleksionin e fotografive të fotografit...
Të shtunën më datë 7 Mars u mbajt eventi lançues i Agjenci...
20 vite më parë filmi i bazuar në marrëdhëniet ndërraciale...
Triple Concerto dhe Simfonia nr. 5 e Beethovenit do të vij...
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit sjell në skenë këtë f...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...