web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ojnat tradicionale shqiptare nominohen në UNESCO

10 Prill 2026, 14:17, Kulturë CNA

Ojnat tradicionale shqiptare nominohen në UNESCO

Ojnat, arti i rafinuar i thurjes me grep dhe gjilpërë në traditën shqiptare, janë nominuar për t’u përfshirë në ruajtjen e UNESCO-s. 

Siç bëhet me dije nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, ojnat janë nominuar në një dosje të përbashkët me Rumaninë dhe Turqinë për përfshirje në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO.

Bëhet fjalë për një trashëgimi të çmuar, të ruajtur dhe përcjellë ndër breza nga gratë shqiptare, që vijon të punohet edhe në ditët e sotme përmes artizaneve, duke ndërthurur traditën me frymën bashkëkohore dhe duke përfaqësuar kulturën shqiptare në arenën ndërkombëtare./CNA





09:19 Kulturë Agim Xhafka

ËMBËLSIRA MBI DOLLAP

Nuk di se ç’ëmbëlsirë shërbehet për drekën e Bajramit, por...

Lajmet e fundit nga