Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje, rezultati e dëshmoi qartë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...

(Shkruar më 18 prill, 89 vjet nga dita e mbërritjes në Pukë të Migjenit, këtij humanisti të madh).
Për Millosh Gjergj Nikollën ka shumë cilësime, kuptohet nga më të merituarat!
Është quajtur shkrimtar i madh, uragan në ndërprerje, poet i mjerimit, mjeshtër i vargut, zë i ri, por pak kanë lëvruar anën tjetër, atë të njeriut, dimensionit human, misionarit, figurës së mësuesit të përkushtuar deri në vetëmohim.
Si nxënës i shkollës me emrin e tij, si njohës i vendit ku ai jetoi e punoi, që dha aq shumë në ato mote të trazuara, në respekt të kujtimit e mirënjohjes së asaj kohe u ula sot e po shkruaj disa rreshta.
Migjeni erdhi në Pukë në fund të viteve tridhjetë, gati nëntëdhjetë vjet më parë, në një periudhë të vështirë jo vetëm për të si shëndetlig, por edhe për qytetin e vogël me etje të madhe për t’u zhvilluar, shkolluar e rritur.
Sot është e lehtë për t’u thënë e shkruar, por nuk ka qenë e tillë të realizohej në atë kohë, në kushtet e një klime të ashpër, në borë e shi, në erë e suferinë, mungesave të mëdha, kushteve gati-gati elementare të jetesës e shkollimit.
E imagjinoj Migjenin mësues, te dera e shkollës me sy poshtë qytetit nga vinin vogëlushët me strajcën e librave në dorë, të cilëve u duhej disa minuta e deri një orë të rrugëtonin për te bankat e klasës.
Në shkollë mblidheshin jo veç nga qyteti i pakët, por edhe nga lagjet përreth; nga Lajthiza, Zezaj, nga Mehaj e Pezhve, Laçaj e Kukaj. Lagur, lodhur nga rrugëtimi, ngrënë e pangrënë, por me padurimin në sy sepse i priste dija, një prind i dytë, kryemësuesi, i dhimsuni, përkëdhelja e dorës dhe fjalës, shpresa.
Ora e mësimit fillonte me gjysmën e vogëlushëve të mbledhur rreth stufës për t’u ngrohur e tharë. Rrëshqitjen e shkumësit në dërrasën e zezë e shoqëronte gacimi i flakëve e avullimi i teshave të lagura.
Djali i ri i ardhur nga Shkodra nuk qe i vetmi, si ai kishte shumë e shumë mësues të tjetë, në fshatra të largëta e në zona të thella, jo veç në Pukë, por në të gjithë vendin.
Nuk ishte i martuar, nuk pati fëmijë, por i deshi ato me gjithë fuqinë e shpirtit.
E kam të vështirë ta besoj se ai ishte i detyruar ta pranonte atë vend pune të ofruar nga institucionet arsimore të vendit!
Apo të ngjitej në atë qytet me klimë të ashpër vetëm e vetëm për ta ndihmuar shërimin nga sëmundja e mushkërive që po i ngërthente gradualisht jetën në lule të rinisë.
Jo!
Migjeni nuk shkoi nga zori, e as për të veruar!
Brenda shpirtit të tij gjallonte dëshira dhe etja për t’u shërbyer njerëzve, vocërrakëve të pangopur me dije, ishte një lloj misioni që atij i ishte ngarkuar ta kryente para se të ndahej nga jeta.
Dhe bash aty në atë qytet të vorfën, mes atyre nxënësve të vegjël, ai do të shpaloste vlerat njerëzore nga më brilantet, do të shkruante vargje buçitëse e tregime të rralla, që sot i bëjnë nder letërsisë e kulturës kombëtare.
Nuk e di në kishte të tjerë para tij!
Por më pas ka pasur shumë, jo të atij niveli, ndoshta jo në ato përmasa, por që ishin trashëgimtarë të vlerave humane që ai la pas, dëshirës për t’u shërbyer njerëzve, shpirtit të sakrificës, mësues e profesionistë që sot i kujtoj me mall e respekt.
Për Migjenin mësues dhe çdo mësues tjetër që dha jetë e gjurmë mbi breza të tërë të rritur e shkolluar, duhet të flasim pa pushim, të tregojmë pa u lodhur, për të afruar modele që sot mungojnë, për të ngjallur atë frymë që për fat të keq e ka zënë poshtë e po e atrofizon koha e kuptuar së prapthi, kuptimi i ngushtë i saj, interesa meskine që s’kanë asgjë të përbashkët me emrin e madh; edukator.
*Boris Miska, ish-nxënës i shkollës ‘Migjeni’ Pukë.

Në Kalanë e Borshit po kryhen punime për një ndërhyrje të ...
Disa gërmime të reja arkeologjike të kryera në Kodrën e Pu...
Këtë të enjte u përkujtua 10-vjetori i themelimit të Mitro...
Nga Arkivat e Shtetit: Një dëshmi mbi trashëgiminë italian...
Gjatë mbrëmjes gala të Samitit të Diasporës këtë të martë,...
Piktori i mirënjohur nga Elbasani, Gazment Xhaferri vjen k...
“Këtu prehet shërbëtori i zotit Reposhi, Duka Ilir, viti 6...
Aktori i njohur i humorit, Arben Dervishi ka një kontribut...
Ojnat, arti i rafinuar i thurjes me grep dhe gjilpërë në t...
Mes dhimbjes dhe respektit, familjarë, të afërm, miq dhe k...
Nga Luan Rama Pas kalasë, nën hijen e së cilës lindi dhe ...
Në Korçë është çelur për herë të parë ekspozita ndërkombët...
Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka sh...
“Zorba -The Greek”, kështu titullohet një koncert i veçant...
Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e sotme shp...
Në Teatrin "Andon Zako Çajupi" u shfaq dokumentari “Nikoll...
Në historinë e letërsisë dhe teatrit bashkëkohor, rrallëhe...
Sot përkujtohet 128 vjetori i lindjes së intelektualit të ...
Me një vendim gjykate të vitit 1948 u shpallën të ndaluar ...
Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka njoftuar se të premten ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...