25 ditë protesta/ Rama mbledh drejtuesit politikë në qarqe dhe kryebashkiakët
Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë sot dy takime të rë...
Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë sot dy takime të rë...

Ambasada e Zvicrës rikthen për herë të parë pas 100 vitesh para publikut Shkodran një koleksion me foto të marra nga akademiku zviceran dhe miku i madh i Shqipërisë Eugène Pittard në vitet 1921 dhe 1924 gjatë udhëtimeve rreth vendit
Ekspozita ‘Shqipëria 1921 – Eugène Pittard’ u hap për publikun në Shkodër – në qytetin nga ku akademiku zviceran nisi njohjen e tij me Shqipërinë në udhëtimin e parë në 1910.

"Unë jam krenare që prezantoj këtë ekspozitë dhe krenare që një bashkëqytetar zviceran kontribuoi kaq thellësisht për mirëkuptimin, dukshmërinë dhe dinjitetin e Shqipërisë në një moment kur vëmendja ndërkombëtare kishte vërtet rëndësi", tha Ambasadorja zvicerane Ruth Huber në hapje.
"Vepra e Eugène Pittard pasqyron vlerat që vazhdojmë të ndajmë edhe sot: hapjen, lidhjen njerëzore dhe dialogun kulturor. Ndërsa Zvicra vazhdon të jetë një partnere e ngushtë e Shqipërisë, trashëgimia e Pittard shërben ende si frymëzim për mbështetjen dhe solidaritetin tonë", shtoi Ambasadorja Huber.
Ekspozita ofron materiale te printuara me foto të rralla dhe të papublikuara më parë, si dhe përmbajtje digjitale përmes animimeve, slide-ve dhe Virtual Reality (VR).
Kjo e bën ekspozitën tërheqëse për grupmosha të ndryshme duke mundësuar njohjen me një pjesë të trashëgimisë historike të Shqipërisë për të gjithë brezat. Ajo do të qëndrojë e hapur në sheshin para Bashkisë Shkodër deri më 7 maj.

“Shpresoj që puna fotografike e Pittard të frymëzojë edhe sot fotografë dhe artistë që të dokumentojnë edhe sot vendin tonë përmes fotografisë, ashtu si bëri ai para më shumë se 100 viteve”, tha kuratori i ekspozitës Elton Koritari.
Eugène Pittard ishte një kontribues i madh për Shqipërinë. Ai u bë këshilltar i Presidentit amerikan Woodrow Wilson dhe loboi fuqishëm për sovranitetin dhe pavarësinë e Shqipërisë deri në pranimin në Lidhjen e Kombeve në 1920.
Broshura e tij më e famshme 'Pour L'Albanie' e botuar në të përditshmen e Gjenevës 'La Suisse' paraqet gjendjen reale të vendit në atë periudhë, ofron argumente dhe bën thirrje për njohjen e Shqipërisë. Pittard është gjithashtu themeluesi i Kryqit të Kuq Shqiptar.
Fotot e tij tregojnë një pamje të jashtëzakonshme të vendit dhe njerëzve në vitet 1921 dhe 1924.
Ndryshe nga fotografët e tjerë të asaj periudhe, Pittard u përqendrua në jetën e banorëve të thjeshtë të vendit. Koleksioni i fotove që tashmë kanë udhëtuar dhe janë rikthyer nga Gjeneva për në Shqipëri, ofron një dokument vizual të shtetit të sapo-formuar shqiptar si dhe shërbejnë për të përforcuar një sens të identitetit dhe të memories kolektive.
Ekspozita do të vijojë në Durrës dhe Korçë deri në qershor 2026 si pjesë e fushatës për njohjen e figurës dhe kontributit të Eugène Pittard për Shqipërinë./ CNA
Rexhep Qosja u lind në Vuthaj, në krahinën e Malësisë, aso...
Sot UNESCO shpalli 12 gjeoparqe të reja, duke e çuar numri...
23 Prilli shënohet në mbarë botën si Dita Botërore e Libri...
Manastiri i Kryeengjëjve në Derviçan të Bashkisë Dropull ë...
Në një studio brenda Pallatit Hampton Court në Londër, qën...
Ngjarjet që çuan në vrasjen e Avni Rustemi në prill të vit...
Kujtesë Që prej 20 prillit të vitit 2020, Rikard Ljarja u...
Në Lekël të Gjirokastrës kanë nisur punimet restauruese të...
Në galerinë “Guri Madhi” në Korçë është çelur një ekspozit...
(Shkruar më 18 prill, 89 vjet nga dita e mbërritjes në Puk...
Në Kalanë e Borshit po kryhen punime për një ndërhyrje të ...
Disa gërmime të reja arkeologjike të kryera në Kodrën e Pu...
Këtë të enjte u përkujtua 10-vjetori i themelimit të Mitro...
Nga Arkivat e Shtetit: Një dëshmi mbi trashëgiminë italian...
Gjatë mbrëmjes gala të Samitit të Diasporës këtë të martë,...
Piktori i mirënjohur nga Elbasani, Gazment Xhaferri vjen k...
“Këtu prehet shërbëtori i zotit Reposhi, Duka Ilir, viti 6...
Aktori i njohur i humorit, Arben Dervishi ka një kontribut...
Ojnat, arti i rafinuar i thurjes me grep dhe gjilpërë në t...
Mes dhimbjes dhe respektit, familjarë, të afërm, miq dhe k...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Plani për të reformuar sistemin e pensioneve në Gjermani k...
Deri në vitin 2030 në Gjermani pritet të shpenzohen qindra...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...