25 ditë protesta/ Rama mbledh drejtuesit politikë në qarqe dhe kryebashkiakët
Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë sot dy takime të rë...
Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë sot dy takime të rë...
Korça mirëpriti edicionin e tretë të Festivalit të Miqësisë Greko–Shqiptare, një aktivitet që çdo vit afron dy kultura të lidhura ngushtë nga historia, tradita dhe arti. Në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi”, kore nga Shqipëria dhe Greqia dhuruan një mbrëmje të veçantë, ku muzika u kthye në një gjuhë të përbashkët komunikimi.
Interpretimet korale sollën një repertor të pasur, duke ndërthurur muzikën artistike me atë tradicionale të të dyja vendeve. Salla e mbushur plot me spektatorë dëshmoi interesin dhe vlerësimin për këtë aktivitet, i cili tashmë është kthyer në një traditë.

Sipas koordinatorit të artit, Aleks Suljoti, ky festival mbështetet mbi lidhjet e forta historike dhe kulturore mes dy vendeve.
“Pa diskutim që kemi lidhje historike dhe është një nga gurët e themelit kjo miqësi mes Greqisë dhe Shqipërisë. Korça është ai qytet që ka pasur gjithmonë horizonte të hapura të çdo kulture tjetër, sidomos të kulturës fqinje greke. Prandaj mendoj se është qyteti i vetëm që mund të mbajë në zemrën e tij një festival të tillë.”
Ky festival nuk është vetëm një aktivitet artistik, por edhe një hapësirë bashkëpunimi dhe shkëmbimi kulturor, ku artistë të brezave të ndryshëm ndajnë përvojat dhe pasionin për muzikën. Mësuesja e muzikës nga Greqia, Tita Terzi, e cilëson pjesëmarrjen në këtë festival si një nder dhe kënaqësi të veçantë.
“Është një nder dhe kënaqësi shumë e madhe që po marr pjesë në këtë festival. Sonte do të prezantoj dy këngë me korin tonë, njëra është nga muzika artistike me poezinë e Gemistis Solomos, poetit kombëtar të Greqisë, dhe me muzikën e Demetris Lagios. Kënga quhet Galini. E dyta është nga repertori tradicional i shfaqjeve, një kantatë zakynthiane e quajtur Alfabeti i Dashurisë.”

Në skenë u interpretuan këngë që pasqyrojnë identitetin dhe shpirtin e dy popujve, duke sjellë motive të përbashkëta të traditës dhe kulturës. Anëtari i Korit “Lira”, Thoma Çollaku, vlerëson performancën dhe mesazhin e miqësisë që përcjell ky festival.
“Ishte një performancë shumë e mirë. Është viti i dytë që po marr pjesë. U kënduan katër këngë shumë të bukura, dy shqiptare e dy greke. Kjo tregon kulturën e miqësinë që kemi ne me popullin grek, që jemi të bashkuar, sidomos Korça. Kjo u pa edhe te salla që ishte mbushur plot me spektatorë dhe besoj se mbetën shumë të kënaqur.”
Një rëndësi e veçantë iu dha edhe përfshirjes së të rinjve, të cilët sollën emocion dhe energji në këtë festival. Nxënësja Petrula Kotonika ndan emocionet e saj për këtë përvojë të parë në skenë.

“Unë jam nxënëse nga shkolla 'Omiros' dhe jam shumë e emocionuar sepse kjo është hera e parë që do të performojmë në teatrin 'Andon Zako Çajupi'. Këngët i kemi përgatitur me shumë dashuri, mezi presim të performojmë dhe të japim më të mirën tonë. Këngët që kemi zgjedhur janë 'Alfabeti i Dashurisë' dhe 'Galini', një këngë, e cila metaforikisht pasqyron detin, valët e tij dhe dashurinë e njerëzve.”
Edhe nxënësja Kejda Guri thekson rëndësinë që ka ky aktivitet për të rinjtë dhe lidhjen me kulturën greke.
“Sot do të këndojmë dy këngë, ky është viti i parë që ne përfshihemi në këtë aktivitet, e kemi marrë shumë me qejf. Shpresojmë që të kënaqim edhe publikun. Është diçka që ne e bëjmë me dëshirë të madhe dhe sot do të na shoqërojë edhe mësuesja e muzikës, Tita Terzi. Unë jam rritur që e vogël në skenë dhe nuk e kam fare problem, e kam krenari të ngjtem në skenë. Jam ngjitur për të aktruar e për të kënduar. Është diçka që na mëson më shumë rreth gjuhës, kulturës greke. Gjuha greke më ka pëlqyer që e vogël, kam 9 vite që e mësoj dhe do ta ruaj.”

Festivali i Miqësisë Greko-Shqiptare vijon të jetë një urë e rëndësishme lidhëse mes dy vendeve, duke promovuar dialogun kulturor dhe duke e kthyer Korçën në një pikë takimi për artin dhe traditën./ CNA
Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipë...
Ngjarja e pasqyruar në dokumentin arkivor (Fondi 152, viti...
Nga hulumtimet e kryera në fondet e Arkivi Qendror Shtetër...
Ambasada e Zvicrës rikthen për herë të parë pas 100 vitesh...
Rexhep Qosja u lind në Vuthaj, në krahinën e Malësisë, aso...
Sot UNESCO shpalli 12 gjeoparqe të reja, duke e çuar numri...
23 Prilli shënohet në mbarë botën si Dita Botërore e Libri...
Manastiri i Kryeengjëjve në Derviçan të Bashkisë Dropull ë...
Në një studio brenda Pallatit Hampton Court në Londër, qën...
Ngjarjet që çuan në vrasjen e Avni Rustemi në prill të vit...
Kujtesë Që prej 20 prillit të vitit 2020, Rikard Ljarja u...
Në Lekël të Gjirokastrës kanë nisur punimet restauruese të...
Në galerinë “Guri Madhi” në Korçë është çelur një ekspozit...
(Shkruar më 18 prill, 89 vjet nga dita e mbërritjes në Puk...
Në Kalanë e Borshit po kryhen punime për një ndërhyrje të ...
Disa gërmime të reja arkeologjike të kryera në Kodrën e Pu...
Këtë të enjte u përkujtua 10-vjetori i themelimit të Mitro...
Nga Arkivat e Shtetit: Një dëshmi mbi trashëgiminë italian...
Gjatë mbrëmjes gala të Samitit të Diasporës këtë të martë,...
Piktori i mirënjohur nga Elbasani, Gazment Xhaferri vjen k...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Plani për të reformuar sistemin e pensioneve në Gjermani k...
Deri në vitin 2030 në Gjermani pritet të shpenzohen qindra...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...