web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?

4 Qershor 2026, 11:27, Aktualitet CNA

Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e

Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë janë parë edhe persona të ardhur nga Kosova. Individë të cilët janë mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit. Persona që janë pseudopatriotë, apo tifozë të Kombëtares shqiptare.

Rast ky që ngre një pyetje shumë të thjeshtë: Çfarë duan këta persona nga Kosova në protestat në Shqipëri? Është e vërtetë, ne jemi një komb, jemi komshinj. Por a mund të shkosh dhe hysh në shtëpinë e komshiut? Jo, nuk mundesh, edhe pse mund të kesh të njëjtën bindje politke, fe, besim, ide.

Çfarë pune kanë militantët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit në protestat në Shqipëri? Çfarë i lidh me Zvërnecin, tifozët kosovarë të Kombëtares së futbollit? Cili është qëllimi i marrjes pjesë në protestë apo shkuarja në selinë e Partisë Demokratike apo kujtdo partie tjetër të vendit?

Anarkia, hakmarrja ndaj kryeministrit Rama apo destabilizimi i vendit? Arsyet për të protestuar mund të jenë 1001, nga më të shumtat dhe të gjithë janë të lirë të protestojë për çfarëdo. 

Por protestat nuk bëhen me anarkistë, as me militantët e Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit. Një protestë e thjeshtë, për hallet dhe problemet e qytetarëve, nuk bëhet as me paratë që paguajnë Erion Veliaj dhe vëllai i tij, Arbër Veliaj, për influencera dhe reklama. Protestat nuk bëhen as nga grupet e "call center"-ave apo ato të Arlind Qorit.

Po ashtu, protestat nuk bëhen as me sulme ndaj medieve, duke arritur deri në thirrje për “report” ndaj medieve që nuk “përputhen” me interesin e tyre.

Gjithashtu protestat nuk bëhen as me intimidime ndaj personazheve publike duke i detyruar të marrin pjesë në protestë apo dhe duke u bërë presion për të bërë thirrje për pjesëmarrje./CNA





Lajmet e fundit nga