web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndalimi i zyrtarëve të Maqedonisë së Veriut/ Berisha, akuza Ramës dhe Lamallarit

9 Korrik 2026, 12:31, Aktualitet CNA

Ndalimi i zyrtarëve të Maqedonisë së Veriut/ Berisha, akuza

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për shtyp ka dënuar ashpër ndalimin e zyrtarëve të koalicionit Vlen të Maqedonisë së Veriut.

Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, duke thënë se i ndaluan si të ishin terroristë dhe armiq të kombit shqiptar.

"Në një akt antishqiptar të paprecedent që nga diktatura e Enver Hoxhës, dhe në një skandal shumë të rëndë diplomatik dhe politik, dje me urdhër të Edi Ramës, nuk u lejuan të hyjnë në territorin e Shqipërisë, në kundërshtim dhe shkelje flagrante të marrëveshjeve ndërshtetërore me Maqedoninë e Veriut dhe konventat ndërkombëtare, tre deputetë të koalicionit të partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, VLEN.

Kështu u bllokuan dje me datën 8 korrik nga narkopolicia shqiptare në pikën kufitare të Qafë-Thanës koordinatori i grupit parlamentar të koalicionit VLEN, deputeti Bekim Çoku dhe deputetët Adnan Hazizi dhe Hasim Myrtezani, zëvendëssekretar i përgjithshëm në qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Që të tre me pasaporta diplomatike.

Ata u trajtuan dhe u ndaluan sikur të ishin terroristë, armiq të kombit shqiptar dhe jo deputetë të nderuar, përfaqësues të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, vendin fqinj.

Duke kërkuar ndjesë në emër të të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të këtij vendi, koalicionit VLEN dhe të gjithë deputetëve të tij, PD dënon me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës dhe ministrit të tij kukull antishqiptar të Brendshëm.

Ky akt dëshmon një goditje të rëndë të fqinjësisë së mirë me vendin fqinj dhe përbën një përpjekje vulgare për të fajësuar fqinjët dhe të tjerët për protestën rinore qytetare më të fuqishme që ka njohur vendi në 35 vitet e fundit.

Me këtë akt, narkodiktatori i Tiranës po sillet në rajon në mënyrë identike me Lukashenkon e Bjellorusisë dhe ish-diktatorin e Venezuelës, tani në pranga, Maduron.

Një akt i shëmtuar.

E garantoj Edi Ramën se dënimi i tij është pa shpëtim, pa kthim.

Le t’i mbyllë kufijtë nga të katër anët, por shqiptarët i kanë prerë përfundimisht biletën atij", tha Berisha./ CNA





20:47 Aktualitet

Koncerti i autokratit

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka bërë një...

Lajmet e fundit nga