web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zvërneci/ Balla: Nuk ka ende leje për ndërtim, do të studiohet mjedisi

9 Korrik 2026, 12:02, Aktualitet CNA

Zvërneci/ Balla: Nuk ka ende leje për ndërtim, do të

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka folur në Parlamentin Europian dhe për Zvërnecin.

Balla tha se nuk ka një leje të dhënë për ndërtimin e resortit, ndërsa nënvizoi se do të studiohet ndikimi që investimi do të ketë në mjedis.

“Në vitin 2014 ne prezantuam moratoriumin e gjuetisë për të ruajtur jetët e flamingove. 21.7% e gjithë territorit të vendit tonë është zonë e mbrojtur. Kemi 12 parqe kombëtare kategoria 2, kemi 11 peizazhe të mbrojtura. Sipërfaqja e tokës të cilën ju përmendët, është tokë private. Ajo çfarë u tha nuk ishte e saktë. Nuk ka leje të dhënë ende. Ndikimi mjedisor do të vlerësojë ndikimet e mundshme në habitat dhe burimet ujore. Do të ketë transparencë me komunitetin lokal. Qëllimi ynë është të promovojmë turizmin e qëndrueshëm, që hap vende pune. Sepse kemi nevojë për më shumë vende pune. Jemi të bindur që të thithim investime dhe do të garantojmë e mbrojmë të gjitha aspektet mjedisore. Lufta më e madhe për demokracinë është luftë kundër dezinformimit dhe është një luftë që duhet ta realizojmë të gjithë bashkë”, shtoi Balla./ CNA





20:47 Aktualitet

Koncerti i autokratit

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka bërë një...

Lajmet e fundit nga