web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Koncerti i autokratit

8 Korrik 2026, 20:47, Aktualitet CNA

Koncerti i autokratit

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku ka folur lidhur me koncertin e Kanye West në Tiranë.

Muçollari shkruan se ardhja se ky koncert u shndërruar në eventin personal të kryeministrit Edi Rama, ndërsa sipas tij që në fillim e trajtoi si organizim për të sfiduar sheshin.

Ai shkruan më tej se pasi gjysma e biletave të koncertit nuk u shitën, kryeministri mori dhe para nga fondi i emergjencave. Ndër të tjera shton se Rama kur nuk arrin të mbledhë njerëz me thirrje përdor pushtetin për ta bërë

Reagimi i plotë: 

Koncerti i autokratit

Pas avionit privat që e përdor si taksi për të bredhur botën në kurriz të taksave të qytetarëve, kopshtit privat në zyrë për relaksim, që kushtoi 4 milionë euro, autokratit të Tiranës i duhej edhe një koncert privat.

I tillë është ai i fundjavës. Zor të thuhet se kemi të bëjmë me ardhjen e një këngëtari të njohur e me famë botërore. U shndërrua në eventin personal të Edi Ramës. Që në fillim e trajtoi si organizim për të sfiduar sheshin.

Aq shumë e ka polarizuar e ndarë shoqërinë, sa gjithkush që do të merrte pjesë te Kanye West konsiderohet patronazhist. Dhe kush nuk shkon, sorrë e korb.

Kjo është një nga arsyet pse biletat ngelën pa u shitur dhe Edi Rama futi dorën thellë në fondin e emergjencave e nxori nga atje 4 milionë euro.

Me gjithë angazhimin e klientëve e oligarkëve të tij për të blerë masivisht vende, prapë se prapë, gjysma e më tepër e ulëseve ngelën bosh.

Edi Rama i vuri emrin e tij këtij koncerti, por me taksat e qytetarëve. Ky është një tjetër rast që tregon se sa shumë kanë rënë kreditet e tij në publik. Me thirrje e me nxitje, ai nuk arrin të mbledhë njerëz as sa për një koncert. Detyrohet pastaj të përdorë pushtetin, siç bën për çdo gjë tjetër, për të fshehur dështimin.

Siç bën edhe në takimet e tij, ku thirren njerëzit e administratës me listë dhe kush guxon të mungojë, humb vendin e punës.

E njëjta gjë edhe me ahengun e Kasharit.

Kishim “Koncert në fund të dimrit”, kishim “Koncert në vitin 36”, tani do të kemi edhe “Koncertin e autokratit”. /CNA





Lajmet e fundit nga