web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Braktisi PS-në/ Deputetja “qorton” Ramën

8 Korrik 2026, 14:41, Aktualitet CNA

Marjana Koçeku, që braktisi PS-në gjatë protestave kundër qeverisë, ka treguar se është e shqetësuar për zjarret që kanë përfshirë vendin.

Koçeku ka deklaruar se 4 milionë eurot që qeveria do të financojë koncertin e Kaney West duhet të investoheshin për parandalimin e zjarreve dhe për të mbështetur banorët e për të forcuar kapacitetet e emergjencave.

Sipas saj, shteti dhe llogaridhënia nuk zëvendësohen me spektakël.

“Vjet vendi ynë kaloi një katastrofë zjarresh. E kam parë nga afër dëmtimin e jashtëzakonshëm që iu bë natyrës. Këtë vit pritet që situata të jetë edhe më alarmante për shkak të temperaturave të larta.

4 milionë eurot e një stadiumi njëpërdorimësh do të duhej të ishin investuar në parandalimin e zjarreve, në mbështetjen e banorëve dhe në forcimin e kapaciteteve të emergjencave.

Shteti dhe llogaridhënia nuk zëvendësohen me spektakël. Humbja e natyrës është humbje e Shqipërisë”, shkruan Koçeku./ CNA





Lajmet e fundit nga