web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Nuk ndryshon rëndësia e NATO"/ Ekspertja: Europa mbetet e varur nga SHBA

7 Korrik 2026, 22:43, Aktualitet CNA

"Nuk ndryshon rëndësia e NATO"/ Ekspertja: Europa mbetet e

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Ilda Zhulali në një dalje televizive ka folur për samitin e NATO-s dhe marrëdhëniet e Europës me SHBA-të.

Zhulali tha se sot Europa ka një luftë në kufijtë e saj, por barrën ushtarake vijon ta mbajë SHBA. Sa i përket fushës së sigurisë, demokratja tha se Europa ka qenë dhe mbetet e varuar nga SHBA për përballimin e sfidave të kësaj fushe.

Duke u ndalur te presidenti Trump, Zhulali u shpreh se ai ka një komunikim më të drejtpërdrejtë se paraardhësit e tij, por gjithsesi nuk ndryshojnë shtyllat themelore të politikës së jashtme amerikane dhe rëndësia e NATO-s.

 

 

Sot Europa ka një luftë në kufijtë e saj, atë në Ukrainë, ndërsa barrën kryesore ushtarake dhe politike vazhdojnë ta mbajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Europa ka qenë dhe mbetet në një masë të madhe e varur nga SHBA për përballimin e kësaj sfide. Për këtë arsye, kur Amerika kërkon mbështetjen e Europës, pret të njëjtën përgjegjësi dhe besnikëri politike. Në thelb, bëhet fjalë për qartësimin e rregullave të aleancës dhe për faktin se aleatët duhet të jenë pranë njëri-tjetrit kur kanë nevojë. Debatet mbi të ardhmen e NATO-s kanë ekzistuar prej kohësh. Trump ka një mënyrë komunikimi shumë më të drejtpërdrejtë se presidentët e tjerë amerikanë dhe, në epokën e informacionit në kohë reale, çdo deklaratë e tij bëhet pjesë e debatit publik. Megjithatë, kjo nuk ndryshon shtyllat themelore të politikës së jashtme amerikane dhe rëndësinë e aleancës transatlantike”, tha Zhulali./CNA





Lajmet e fundit nga