web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

CNA e paralajmëroi/ Erion Veliaj ka vendosur të mos gjykohet

7 Korrik 2026, 12:21, Aktualitet CNA

CNA, përmes një shkrimi, paralajmëroi se kryebashkiaku i arrestuar me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj, do të vijonte sagën e zvarritjeve gjyqësore, duke gjetur strategji dhe alibi për të shtyrë dhe seancën e ditës së sotme, ashtu siç po vijon ta bëjë prej një viti.


Këtë herë duket se si mashë ka përdorur Ajola Xoxën, e cila paraqiti kërkesën e saj për të shtyrë me 63 ditë seancat për shkak të gjendjes së saj shëndetësore pas lindjes së fëmijës.


Strategjia duket qartë. Erion Veliaj vijon të përdorë skenarë dhe skema për të shtyrë pafundësisht seancat në GJKKO.


Një herë përdor si pretekst sëmundjet, herë tjetër ndryshimin e avokatëve, tjetrën herë kafazin e xhamit, së fundi lindjet. Seanca u shty për në datën 21 korrik në orën 10:00.


Data 21 korrik është thjesht dhe vetëm një datë formale, pasi sërish do të përdorë të tjera makinacione për të shtyrë seancat.


Stategjia e tij është e zbuluar: Erion Veliaj ka vendosur të mos gjykohet dhe përdor skenarë për të vazhduar pafundësisht me shtyrjen e seancave./ CNA





Lajmet e fundit nga