web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Negociatat me BE/ Shqipëria drejt mbylljes së tre kapitujve

6 Korrik 2026, 17:47, Aktualitet CNA

Negociatat me BE/ Shqipëria drejt mbylljes së tre kapitujve

Sipas asaj që raporton media dtt-net, pritet që javën e ardhshme Shqipëria të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave për anëtarësimin në BE.

Dtt-net raporton se sipas burimeve nga Bashkimi Europian, aktualisht për Shqipërinë po diskutohet mbyllja e kapitujve 25 (Shkenca dhe Kërkimi); kapitulli 26 (Arsimi dhe Kultura) dhe kapitulli 30 (Marrëdhëniet e Jashtme) me Shqipërinë.

Po ashtu javën e ardhshme pritet të mbyllen dhe dy kapituj për Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën.

Sa i përket Malit të Zi, diskutimet janë për mbylljen e kapitullit 8 (Konkurrenca) dhe kapitullit 29 (Bashkimi Doganor) më 14 korrik.





Lajmet e fundit nga