web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Në 36 ditë protesta ka pësuar transformim"/ Demo: Flamingot kanë shtegtuar nga bulevardi

6 Korrik 2026, 13:35, Aktualitet CNA

Në konferencën për mediat, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka folur edhe lidhur me protestën që zhvillohet prej rreth një muaji kundër qeverisë.

Demo u shpreh se në 36 ditë protesta ka pësuar një transformim për shkak se, sipas tij, nisi me flamingot dhe më pas u shfaq një arkivol në shesh.

Lidhur me kërkesat e protestuesve ai tha se po merren në shqyrtim ato kërkesa që janë të qenësishme, ndërsa shtoi se tri prej tyre janë të njëjta me ato të një grupi politik. Ndër të tjera u shpreh se protesta është në vetvete një shprehi e demokracisë.

“Protesta në 36 ditë ka pësuar në transformim. Nisi me simbolet e flamingove, ndërkohë pas 6 ditësh, nga flamingo u shfaq një arkivol. Ky është një rrugëtim intersant për mesazhet që vetë protesta do të japë. Nëpërmjet vdekjes nuk mund të perceptohet zhvillim apo ndryshim. Flamingot kanë shtegtuar nga bulevardi. Ne si qeveri kemi për detyrë që të krijojmë kushtet që flamingot të ndihen si në shtëpinë e tyre kudo. Referuar kërkesave ne jemi duke marrë në shqyrtim kërkesat që janë të qenësishme dhe kanë qenë pjesë dhe janë ende pjese e prioriteteve shqiptare. Besoj që kjo protestë sjell një energji të shtuar dhe sa u përket reformave në tërësi. Në një moment të caktuar jemi gati të flasim me këdo që është i prirur për një komunikim real. Tri nga kërkesat janë kërkuar edhe më herët nga një grup politik. Për Paketën e Maleve kishin filluar edhe të mblidhnin firma. Ka vend ku komunikimi duhet të jetë më i qartë dhe nisma të caktuara kthehen në një instrument për të ngjallur vëmendje. Protesta në vetvete besoj që në fakt është një shprehi e demokracisë. Ky është aktivitet normal në një vend normal. Nuk mund të krijojmë një shoqëri ku dhuna është instrument politikëbërjeje, të mbjellim urrejtje. Kjo nuk sjell as energji pozitive, as normalizim”, u shpreh Demo. /CNA





Lajmet e fundit nga