web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kjo protestë e fut Shqipërinë në BE”/ Kalaja: Sjellja e policisë, aspak në zbatim të ligjit

6 Korrik 2026, 08:54, Aktualitet CNA

“Kjo protestë e fut Shqipërinë në BE”/ Kalaja:

Aktivisti dhe gazetari Aulon Kalaja ka folur paraditen e sotme lidhur me protestat që po zhvillohen në vend.

I ftuar në "Syri TV", Kalaja u shpreh se kjo protestë i ka përfshirë të gjithë qytetarët të cilët dalin në shesh secili për kauzat e veta.

Sipas tij, kjo është ndër protestat që e fut Shqipërinë në Bashkimin Europian. Ndër të tjera ka shprehur kritika për sjelljen e policisë, për të cilët tha se marrin vetëm urdhra politikë dhe nuk zbatojnë aspak ligjin.

“Protesta i përfshin të gjithë, ka grupe që dalin aty për problemet dhe kauzat e veta. Për këtë arsye duhet mbështetur jo goditur. Pa diskutim kjo është një protestë që e fut Shqipërinë në Bashkimin Europian. Protesta do të thotë perëndim. Kjo protestë dhe ndërgjegja e shqiptarëve që dinë të reagojnë të çohen, të protestojnë, tregon se e duan Shqipërinë si Europa. Kjo lloj policie është aprofesionale dhe merr vetëm urdhra politikë, nuk zbaton ligjin. Policia ka keqkuptuar rolin e vet. Nuk dinë ta lexojnë ligjin e proporcionalitetit. Kjo protestë e nderon Shqipërinë dhe na ka rritur krenarinë se përse jemi shqiptarë”, u shpreh Kalaja. /CNA





Lajmet e fundit nga