Zjarr masiv pranë plazhit të Tales në Lezhë
Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në zonën e Lezhë...
Në Katedralen "Ngjallja e Krishtit", Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Joani mbajti një predikim me rastin e së Dielës së V të Mateut.
Gjatë fjalës së tij, Kryepiskopi theksoi lirinë e njeriut si një dhuratë e Zotit dhe përgjegjësinë që rrjedh prej saj.
Kryepiskopi u ndal gjithashtu te vështirësia njerëzore për të pranuar fajin dhe prirjen për t'u shfajësuar. Ai theksoi se aftësia për të marrë përgjegjësi për veprimet tona është thelbësore për shërimin shpirtëror.
Fortlumturia e Tij u shpreh se mosfuqia për të pranuar fajin tregon një dobësi shumë të madhe shpirtërore.
Ndër të tjera gjashtë predikimit Kryepiskopi tha se njeriu duhet ta ruajë zemrën të pastër dhe duke ndriçuar veten, ndirçon dhe njerëzit përreth.
Pjesë nga predikimi i Kryepiskopit Joan:
Njerëzit mendojnë se është më e lehtë jeta pa zotin, se janë detyrime shpeshherë. Si shpeshherë shumë njerëz nuk shkojnë te mjeku sepse kanë frikë nga dhimbja. Por dhimbjet që mund të marrësh ti nga mjekimi janë për t'u shëruar. Prandaj dhe kufizimet që na jep Zoti ne - mos vidh, mos shkel kurorën, mos vrit e gjitha gjërat e tjera - nuk janë për të na dënuar ne, po janë për të na mbrojtur, janë mjekime, të cilat na mbrojnë ne nga shkatërrimi i vetvetes sonë. Dhe më tragjikja është kjo gjë, sepse duke mbrojtur pasionet tona, ne nuk mbrojmë veten reale, por mbrojmë pseudo-veten.
Mbrojmë një vete që nuk është krejtësisht e jona. Ashtu siç ndodh me njerëzit e zaptuar që alienohen, bëhen të huaj nga vetja e tyre, ashtu ndodh dhe me çdo njeri nga ne që bën një jetë në mëkat. Siç thuhet në parabolën e djalit plangprishës: 'dhe djali erdhi në vete kur u pendua.' Gjë që do të thotë deri atëherë nuk ishte në veten e tij. Prandaj ne shpeshherë mbrojmë me ngulm të madh e me pasion atë që nuk jemi ne realisht. Dhe luftojmë kundër asaj që jemi ne realisht. Prandaj dhe Zoti na thotë, 'kush do që të vijë pas meje, të marrë kryqin e tij, të mohojë veten e tij,' e ka fjalën për këtë lloj pseudo-veteje, 'e të vijë pas meje'. Dhe njerëzit i kërkuan atij që të largohej nga qyteti. Dhe Zoti u largua. Dhe nuk thuhet në ungjill që ai shkoi përsëri në atë vend, nuk erdhi më. Nëse ne do i kërkojmë Krishtit që të largohet, nuk do qëndrojë tek ne. Sepse perëndia nuk bën asgjë me forcë, nëse ne nuk e pranojmë me vullnetin tonë të lirë.
Është themeli i antropologjisë së krishterë që njeriu është krijuar si një qenie e lirë. Ai kaq shumë e ka dashur Zoti çdo individ saqë e ka krijuar si një qenie të lirë. Që do të thotë, kemi lirinë për të pranuar zotin e për të ecur në rrugën e tij, siç kemi dhe lirinë për të mëkatuar dhe me anë të kësaj të mund të shkatërrojmë veten tonë. Gjithsecili ka përgjegjësi për çdo vepër të tij që bën, sepse njeriu është një qenie e lirë. Shpeshherë, gjetja e fajit jashtë është një justifikim. E tregohet një histori shumë e bukur në malin e shenjtë. Gjatë kreshmës së madhe, ishte një murg i ri, i cili ndoshta kishte shumë vështirësi për kreshmën, dhe kishte një çelës shumë të madh, siç kanë qenë çelësat e dyerve të asaj kohe që kishin një... shumë të madhe, e merrte atë çelësin, vendoste një vezë dhe e ziente në flakën e qiririt. Dhe njëherë, igumeni i hapi derën dhe e pa atë duke bërë këtë, dhe i tha: 'Çfarë po bën kështu?' E tha që 'Më tundoi djalli'.
Historia thotë që dëgjuan një zë të trashë duke i thënë, 'Gënjeshtar, s'më kishte shkuar asnjëherë në mendje kjo gjë.' Ishte djalli që foli. Shpeshherë duke gjetur justifikim vetëm nga jashtë, ne nuk shërohemi. Sepse mosfuqia për të pranuar fajin tregon një dobësi shumë të madhe shpirtërore. Shenjtorët e kishin kurajon gjithmonë për të pranuar gabimin e tyre. Ne nuk e pranojmë sepse nuk kemi kurajo. Nuk kemi kurajo sepse jemi krenarë, e jemi krenarë sepse jemi egoistë, kemi krijuar një pseudo-vete. Prandaj dhe ungjilli i sotëm është një mësim shumë i rëndësishëm për ne. Ta ruajmë të pastër zemrën tonë, se nëse e hapim dhe e ndyejmë, frymëra të ndryshme mund të hyjnë brenda që do të shkatërrojnë jetën tonë. Dhe na thotë që ta pranojmë Krishtin. Ta pranojmë zotin. Edhe kur na duket e vështirë, mos ta përzëmë nga jeta jonë, se duke e përzënë nga jeta jonë, është jeta jonë që do të thahet.
Le t'i lutemi zotit që të na japë fuqi. Të na japë fuqi, të na japë ndriçim, që të dallojmë frymërat. Sepse siç na porosit Shën Joani në letrën e tij, 'Bite mi,' thotë, 'dalloni frymërat. Jo çdo frymë vjen nga perëndia'. Jo çdo mendim që na pëlqen ne do të thotë që ka ardhur nga zoti; shpeshherë nuk vjen nga zoti, vjen nga i tjetri. Prandaj dhe t'i kërkojmë perëndisë dallim, sepse duke pasur dallim, do ndriçojmë veten tonë. Dhe siç më pëlqen mua të them vazhdimisht, duke ndriçuar veten tonë, ne mund të ndriçojmë dhe njerëzit që janë rrotull nesh. /CNA
Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në zonën e Lezhë...
Korça i dha këtë të diel lamtumirën e fundit aktorit të sh...
Në Gjykatën Penale të Tiranës vijon seanca për caktimi...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me dekl...
Eksperti i turizmit, Zak Topuzi në një postim në rrjetet s...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka bërë n...
Një grup qytetarët janë mbledhur paraditen e sotme par...
Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor po ndjekin ritme të ...
Në protestën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme te Komisariati...
Integrimi në tregun unik europian nënkupton respektimin e ...
Gazetarja Klodiana Lala i është përgjigur përmes një posti...
Ballkani Perëndimor vazhdon të afrohet me Bashkimin Europi...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka bërë një...
Në ditën e 35-të të protestës, që përkoi dhe me ditëlindje...
Në disa komunikime të bëra në WhatsApp, një grup i quajtur...
Pas modeles Oriola Marashi, një tjetër denoncim është bërë...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Pas rreth tre orësh fjalimesh përpara kryeminsitrisë, prot...
Në protestën e sotme, në fjalimet e mbajtura ka pasur dhe ...
Ditën e sotme në protestën kundër qeverisë kanë qenë dhe s...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sipërfaqe e madhe në fshatin Drizë të Fierit është për...
Policia e Vaut të Dejës ka parandaluar një ngjarje krimina...
Një plagosje me sëpatë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen ...
Pesë automjete të tonazhit të rëndë janë përfshirë nga zja...
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, mungonte në ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe Kremlini njof...
Pas muajve të trazuar të një konflikti të hapur me Shtetet...
Ceremonitë shumëditore mortore për udhëheqësin e ndjerë su...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...