web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Nuk është më qytetaria e flamingove"/ Balla: Një tufë delirantësh, si ish-shoku ynë Luli

4 Korrik 2026, 21:51, Aktualitet CNA

"Nuk është më qytetaria e flamingove"/ Balla: Një

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar për protestën e sotme.

Në një postim në rrjetet sociale, krahas një video nga dita e sotme, Balla shkruan se nuk është më qytetaria e bukur e flamingove.

Balla shprehet se të pranishmit në protestë janë një tufë delirantësh që çdo ditë vetëshpallin republika dhe kuvende.

 

Reagimi i Ballës

 

 

Sot në protestë nuk është më qytetaria e bukur e bulevardit të flamingove. Ata u distancuan nga dhuna dhe nga uzurpatorët e protestës, kjo tufë delirantësh të cilët çdo ditë vetëshpallin, njëlloj si ish-shoku ynë Luli, republika dhe kuvende të reja. Megjithë përpjekjen e bufit të kënetës së SHQUP-it, zogjtë e dalë nga vezët e tij Tiku&Goni, bashkë me ta Qorri apo ndonjë mbetje jetër politike, te gjithë sëbashku nuk mblodhën dot sot në Tiranë aq njerëz sa të paktën për një mandat parlamentar. Sa për diasporën ua ka dhënë përgjigjen me votë.

PO VJEN KOHA E DIALOGUT me qytetarinë e bukur të bulevardit të flamingove, ata që kishin arsyet e tyre legjitime për të protestuar. Që nga shqetesimet për natyrën deri tek zemërimi ndaj atyre që shpërdorojnë besimin mbi karrigen e pushtetit, dëgjimin dhe reflektimin tonë./CNA





Lajmet e fundit nga