web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Gëzuar ditëlindjen, shko sërish në kopshtin zoologjik"/ Vogëlushi uron Ramën nga protesta

4 Korrik 2026, 20:42, Aktualitet CNA

"Gëzuar ditëlindjen, shko sërish në kopshtin

I pranishëm në protestën e sotme ka qenë dhe një vogëlush, i cili ka bërë dhe një urim për kryeministrin Rama në ditën e tij të lindjes.

Vogëlushi ka thënë se do të jetojë në një Shqipëri të drejtë, që nuk e shijuan dot prindërit dhe gjyshërit e tij.

Më pas, vogëlushi i ka thënë Ramës gëzuar ditëlindjen, asnjë s’të do.

 

Rroftë Shqipëria e shqiptarëve. Kemi pasur gjithmonë burra e gra që kanë luftuar për një Shqipëri më të mirë. As gjyshërit e mi, as prindërit e mi nuk e shijuan dot Shqipërinë që donin. Dua të jetoj në një Shqipëri të drejtë, të ndershme, Shqipërinë e shqiptarëve! Shumë urime për ty, asnjë s’të do ty, ti dukesh si një kal, shko sërish në kopshtin zoologjik”, tha vogëlushi./CNA





Lajmet e fundit nga