web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Shpopullimi, plaga më e madhe”/ Nora Malaj: Të rinjtë nuk duan të largohen

4 Korrik 2026, 17:46, Aktualitet CNA

Shpopullimin e Shqipërisë, ish-zëvendësministrja e Arsimit e cilëson plagën më të madhe me të cilën po përballet sot shoqëria shqiptare. Në një intervistë për CNA TV, ajo u shpreh se largimi i të rinjve nuk është një dëshirë e tyre, por pasojë e mungesës së mundësive dhe politikave mbështetëse.

Sipas saj, emigrimi masiv po krijon një krizë të thellë demografike, me pasoja afatgjata për zhvillimin e vendit. Ajo argumentoi se tkurrja e forcës aktive të punës rrezikon të cenojë ekuilibrat ekonomikë dhe financimin e buxhetit të shtetit. Ish-zëvendësministrja theksoi gjithashtu se çiftet e reja përballen me mungesë të politikave sociale që do t’i inkurajonin të ndërtonin jetën dhe familjen në Shqipëri.

Sipas saj, nëse kjo prirje vijon, vendi do të përballet me një popullsi gjithnjë e më të plakur dhe me një numër në rritje të të moshuarve që jetojnë në vetmi. Ajo e cilësoi këtë si një nga sfidat më të mëdha që kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet.

shtë plaga më e madhe që po kalojmë si shoqëri dhe është një nga sfidat më të mëdhaja për të cilat sot të rinjtë po protestojnë. Dhe po dëgjosh një nga thirrjet më të forta është që ne nuk duam të ikim nga vendi jonë, po duam të jemi këtu. Unë këtë nuk e shoh si një lëvizje e thjeshtë... mendoj që është lëvizje disi e programuar, është një tendencë shpopullimi i vendit për ta kthyer vendin në një oaz të interesave gjeopolitike. Mendoj që kjo është një nga sfidat më të mëdhaja të asaj që quhet dhe lidhet me lëvizjen demografike. Që do të thotë nga njëra anë forcat punëtore që janë më aktive dhe që duhet të mbajnë të gjithë atë që quhet buxheti i shtetit dhe ekuilibrin demografik kanë ikur nga vendi. Nga ana tjetër numri i lindjeve nuk është i madh, s'shkon në rritje. Nga ana tjetër çiftet e martuara nuk kanë politika sociale për të realizuar nevojat e tyre dhe e gjithë kjo kthehet në një krizë bumerangu ku të moshuarit do të kthehen në identitete të vetmuara dhe kjo është shumë e dhimbshme për atë që unë po them", u shpreh Nora Malaj.





Lajmet e fundit nga