web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pankarta me fytyrën e saj/ Aurela Gaçe: Ankoheni për diktaturë, pse diktoni si të sillemi

4 Korrik 2026, 15:21, Aktualitet CNA

Pankarta me fytyrën e saj/ Aurela Gaçe: Ankoheni për

Këngëtarja Aurela Gaçe ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me disa pankarta të vendosura nga protestuesit në lidhje me të.

Në reagimin e bërë, këngëtarja shkruan se është shpallur armike nga dikush që beson se e do Shqipërinë më shumë se ajo.

Sa u përket protestave, këngëtarja shprehet se ka qenë pjesë e tyre si dhe ka pasur reagime të shumta në mënyrën e saj.

Më tej, këngëtarja Aurela Gaçe shkruan se ndërsa ankohen për diktaturë, po këta persona diktojnë mënyrën se si duhet të sillemi.

 

 

Reagimi i këngëtares

 

Dje, më dërgonin miqtë një postim të tillë,  ku shpallesha "Armike " nga dikush që mendon ose beson se e do Shqipërinë më shumë se unë.

Kam dalê në protesta unë qysh studente e pêr Armët kimike , e kam protestuar me gjithë qënien time edhe me tekste shumë të forta këngësh ,  e sigurtë që vajza në fjalë mbase nuk është në dijeni.

MADJE , MBASE NUK ËSHTË NË DIJENI SE KAM QËNË EDHE NË SHESH KRAH POPULLIT TIM EDHE TANI( me datë të saktë nga arkiva ime)

Kam reaguar disa herë në mënyrën time në këtë dritaren time , por mesa duket nuk I pëlqen kësaj zonjës .

1-MUA NUK MË TREGON AS DIKTON DOT ASKUSH SE SI TA DUA VENDIN TIM .

2: NËSE ANKOHENI PËR DIKTATURË, ATËHERË PÊRSE TI VETË DIKTON SE SI DUBET TË SILLEMI?  A NUK ËSHTË DHUNË EDHE KJO?

Kjo mê tregon qartazi se nëse ti bëhesh me pushtet ne ardhmen , ti të shkel me këmbë.

Kam shumë arsye se përse ndjej se duhet te protestoj .

Jetoj këtu edhe e di mirë peshën e rëndë që ka një Shqiptar mbi shpatulla .

E di sepse luftoj vetë për çdo gjë .

 kam zgjedhur të punoj pastêr që nesër të shoh veten në pasqyrë e të mos kem turp ).

Pêr disa kolegë mund të jem treguar budallaqe  por dinjitetin tim e kam shumë më të shtrenjtë .

Jam bijë e këtij populli e jam krah popullit tim që ka kaq vite që têrhiqet zvarrë pêr të fituar bukën, pêr te paguar qeranë, për t'u shêruar në dyert e spitaleve ( Kam edhe une prindër e fis e farë ,  e sigurisht edhe unë jam njeri që nesër mund të pêrballem me cdo gje)

Jam bije  e dy pensionistëve që sigurisht kanë punuar me ndershmëri si çdo Shqiptar, e sot  pa ndihmën e fëmijëve nuk I ja dalin , E KËTË NUK MA KUNDËRSHTON DOT NJERI.

Jam motër e njê vëllai e motre që kanë ikur, E NËNË E DY FÊMIJÊVE QË SIGURISHT KAM DILEMAT E CDO PRINDI PÊR TË ARDHMEN ( të cilën kam frikë se nuk e shoh k?tu ????)

Është listë e gjatë nëse listoj arsyet pse protestoj.

POPULLI NUK ËSHTË I LUMTUR E KÊTË PRAPË S'MA KUNDËRSHTON DOT NJERI.

Por, kur shoh se ti përdor dhunë verbale ndaj  atij që nuk vepron si ti,  kjo tregon sa te dhunshem mund te behen njerezit.

Pankarta me fytyrën e saj/ Aurela Gaçe: Ankoheni për





Lajmet e fundit nga