web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Rama gënjen hapur"/ Këlliçi publikon dokumentet: Ja çfarë ka planifikuar për Porto Palermon

5 Korrik 2026, 12:07, Aktualitet CNA

"Rama gënjen hapur"/ Këlliçi publikon dokumentet: Ja

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama paraditen e sotme për gjirin e Porto Palermos.

Këlliçi shkruan se Rama ka gënjyer hapur, ndërsa ka publikuar disa dokumente zyrtare që sipas tij tregojnë se çfarë është planifikuar për Porto Palermon.

Ai shton më tej se e gjithë harta e Shqipërisë, me pasuritë natyrore, bregdetin dhe bukuritë e saj, është kthyer në një tryezë ku ndahen interesa private në kurriz të interesit publik.

Kjo sipas deputetit është dhe arsyeja se përse protestuesit mbushin sheshet çdo natë.

Njoftimi i plotë:

Edi Rama GËNJEN hapur. Shikoni çfarë ka planifikuar për Porto Palermon

Sot Edi Rama deklaroi se paska marrë në mbrojtje Porto Palermon. Por dokumentet zyrtare tregojnë krejt të kundërtën!

Në rendin e ditës së Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, datë 25.09.2025, ora 13:00, në pikën nr. 60, është miratuar draft vendimi për ndërtimin e një impianti fotovoltaik 2 MË në Porto Palermo, me subjekt zhvillues Sea Solar Energy sh.p.k.

Ky vendim bie ndesh me vendimin e KKT nr. 07, datë 27.07.2022, i cili shpalli Gjirin e Porto Palermos zonë me rëndësi kombëtare në planifikim dhe miratoi kufijtë e zonës së mbrojtur dhe zonimin e brendshëm të ekosistemit natyror detar-bregdetar të Parkut Natyror Porto Palermo.

Pra, ndërsa flet për mbrojtje, në praktikë jep leje ndërtimi.

Edhe Porto Palermo rezulton pjesë e të njëjtit model: projekte të planifikuara për klientët, miqtë dhe oligarkët. Sot, e gjithë harta e Shqipërisë, me pasuritë natyrore, bregdetin dhe bukuritë e saj, është kthyer në një tryezë ku ndahen interesa private në kurriz të interesit publik.

Qytetarët e kanë kuptuar të vërtetën.

Prandaj sheshet po mbushen. Sepse Shqipëria nuk është pronë e një njeriu dhe as plaçkë për t’u ndarë mes një grushti përfituesish.

Më poshtë gjeni rendin e ditës së mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Territorit të datës 25.09.2025, ku në pikën nr. 60 evidentohet qartë miratimi i lejes për ndërtimin e parkut fotovoltaik në Porto Palermo. /CNA

"Rama gënjen hapur"/ Këlliçi publikon dokumentet: Ja"Rama gënjen hapur"/ Këlliçi publikon dokumentet: Ja"Rama gënjen hapur"/ Këlliçi publikon dokumentet: Ja





Lajmet e fundit nga