web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Eksperti: Në turizëm nuk mjafton të kesh det dhe natyrë, duhet të krijosh besim për investitorët

5 Korrik 2026, 11:55, Aktualitet CNA

Eksperti: Në turizëm nuk mjafton të kesh det dhe natyrë,

Eksperti i turizmit, Zak Topuzi në një postim në rrjetet sociale, ka bërë me dije se Greqia është konfirmuar nga investitorët potencialë botërorë si destinacioni më tërheqës në Evropë për investime të reja në resorte 5-yje.

Topuzi shkruan se ky vlerësim vjen nga avantazhet e ndërtuara ndër vite, të cilat sipas tij janë peizazhi unik, autenticiteti kulturor, lidhjet e forta ajrore, siguria juridike dhe një kuadër rregullator që përfundon brenda 45 ditësh.

Ai thekson se kjo tregon mesazhin qartë se në turizëm nuk mjafton të kesh det dhe natyrë por duhet të krijosh besim. Eksperti shton se investimi dhe kapitali shkon aty ku ka vision, transparencë dhe siguri.

Topuzi shkruan se sfida e Shqipërisë nuk është të bindë botën se kemi bukuri natyrore, por të krijojmë kushtet që investitorët seriozë t’i besojnë së ardhmes së turizmit shqiptar.

Reagimi i plotë:

Greqia konfirmohet nga investitorët potencialë botëror, si destinacioni më tërheqës në Evropë për investime të reja në resorte 5-yje.

Sipas një sondazhi të Hospitality Investor, 43% e investitorëve e rendisin Greqinë si zgjedhjen e tyre të parë për investime turistike, përpara Italisë (29%), Spanjës dhe Francës (14% secila). Po aq domethënës është fakti se asnjë investitor nuk deklaron se po tërhiqet nga Evropa, ndërsa 57% po ridrejtojnë aktivisht kapitalin drejt tregjeve si Greqia.

Bëhet fjalë për avantazhe të ndërtuara ndër vite: peizazh unik, autenticitet kulturor, lidhje të forta ajrore, siguri juridike dhe një kuadër rregullator që përfundon brënda 45 ditësh.

Pikërisht për këtë arsye, Resort & Residential Hospitality Forum do të zhvillohet më 16–18 nëntor 2026 në Rivierën Athinase, duke mbledhur mbi 500 investitorë, zhvillues, operatorë hotelierë dhe institucione financiare nga e gjithë bota.

Mesazhi është i qartë: në turizëm nuk mjafton të kesh det, diell dhe natyrë. Duhet të krijosh BESIM

Turizmi modern është një:

“Bursë Digjitale Besimi”.

Kapitali shkon aty ku ka vizion, transparencë dhe siguri.

Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm. Sfida jonë nuk është të bindim botën se kemi bukuri natyrore, por të krijojmë kushtet që investitorët seriozë t’i besojnë së ardhmes së turizmit shqiptar. /CNA





Lajmet e fundit nga