web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Thyerje xhamash dhe hedhje uji/ Çfarë ndodhi në protestën para Komisariatit nr.3

5 Korrik 2026, 08:12, Aktualitet CNA

Thyerje xhamash dhe hedhje uji/ Çfarë ndodhi në protestën

Në protestën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme te Komisariati nr.3, ku po mbahen një pjesë e protestuesve të arrestuar para Kuvendit, janë regjistruar tensione dhe trazira.

Me thirrjet “Lironi çunat”, një grup qytetarësh marshuan mbrëmjen e djeshme nga Kryeministria te komisariati. Situata nisi të përshkallëzohej kur protestuesit thyen xhamat e godinës së policisë.

Në këtë moment policia ka ndërhyrë me makinën që hedh ujë për të shpërndarë protestuesit, të cilët u larguan nga zona pas mesnatës.

Kujtojmë se dje është mbajtur protesta e 35-të kundër qeverisë. Ndërkohë pjesë e protestës së djeshme u bë dhe diaspora./CNA

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA.al (@cna.al)





Lajmet e fundit nga