web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Sqaroni çfarë ka ndodhur me protestuesit e arrestuar në vend se të reagoni për statuset e mia”/ Lala i përgjigjet Lamallarit

5 Korrik 2026, 07:39, Aktualitet CNA

“Sqaroni çfarë ka ndodhur me protestuesit e arrestuar në

Gazetarja Klodiana Lala i është përgjigur përmes një postimi në rrjetet sociale ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari lidhur me një reagim për protestuesit e arrestuar pak ditë më parë.

Lala shkruan se do të ishte më në interes të publikut që ministëri të sqaronte atë se çfarë ka ndodhur dje me protestuesit e arrestuar se sa ti kushtonte një postimi të saj një reagim aq të gjatë.

Ajo thekson më tej se gazetaria nuk ka detyrë të mbrojë as policinë, as protestuesit, as politikën, por të ngrejë pyetje dhe të kërkojë fakte.  

Postimi i plotë:

Z.Lamallari!

Më vjen mirë që, në një ditë me kaq shumë zhvillime, gjetët kohë t’i kushtoni një statusi tim prej pesë rreshtash një reagim kaq të gjatë. Megjithatë, do të kishte qenë më me interes për publikun nëse i njëjti angazhim do t’i kushtohej sqarimit të asaj që ndodhi realisht me qytetarët e ndaluar dhe me veprimet e Policisë së Shtetit.

Gazetaria nuk ka detyrë të mbrojë as policinë, as protestuesit, as politikën. Ka detyrë të ngrejë pyetje dhe të kërkojë fakte. Për këtë arsye, do të vazhdoj ta bëj punën time pa u shqetësuar nga etiketimet apo polemikat personale. /CNA





Lajmet e fundit nga