Vijon seanca gjyqësore për protestuesit/ Prokuroria kërkon “arrest me burg” për tre prej tyre
Në Gjykatën Penale të Tiranës vijon seanca për caktimi...
Në Gjykatën Penale të Tiranës vijon seanca për caktimi...

Integrimi në tregun unik europian nënkupton respektimin e mijëra rregullave teknike, standardeve të sigurisë ushqimore, mbrojtjes së konsumatorit, mjedisit, konkurrencës dhe cilësisë së produkteve. Pikërisht këtu është edhe sfida më e madhe
Shqipëria ka hyrë në fazën më të avancuar të procesit të integrimit europian. Pas hapjes të të gjithë kapitujve – 33 gjithsej, fokusi është zhvendosur nga harmonizimi formal i legjislacionit te zbatimi konkret i reformave.
Tashmë, vëmendja e institucioneve zhvendoset te përmbushja e kushteve specifike për mbylljen e përkohshme të secilit kapitull, ku thelbësore mbeten reformat në sundimin e ligjit. Sipas agjendës së integrimit, fokusin kryesor do ta mbajnë kapitujt 23 dhe 24, të cilët lidhen me pavarësinë e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit, pasi diktojnë ritmin e mbylljes së të gjithë procesit.
Qeveria shqiptare ka marrë angazhimin për të mbyllur 10 kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian brenda vitit 2026.
Objektivi i qeverisë është mbyllja e negociatave deri në fund të vitit 2027 dhe anëtarësimi në BE rreth vitit 2030. Ky afat është mbështetur edhe nga institucionet europiane, të cilat e konsiderojnë Shqipërinë dhe Malin e Zi si dy vendet më të avancuara të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.
Për Ardian Haçkajn, ekspert i politikave të integrimit europian në Shqipëri, suksesi nuk do të matet vetëm me kapitujt e mbyllur. “Shqipëria po fiton pikë integrimi teknik, por jo domosdoshmërisht transformim ekonomik të qëndrueshëm dhe të balancuar për shoqërinë”, vlerëson ai.
Në të njëjtën linjë, Arben Shkodra nga Shoqata e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, argumenton se anëtarësimi nuk duhet parë si fundi i procesit, por si fillimi i një transformimi të thellë ekonomik.
Bizneset shqiptare përballë standardeve europiane
Integrimi në tregun unik europian nënkupton respektimin e mijëra rregullave teknike, standardeve të sigurisë ushqimore, mbrojtjes së konsumatorit, mjedisit, konkurrencës dhe cilësisë së produkteve. Pikërisht këtu është edhe sfida më e madhe.
Z. Haçkaj paralajmëron se shumë aktivitete ekonomike shqiptare kanë pak kohë për t’u përshtatur.
“Bizneset, sidomos aktivitetet që për momentin nuk janë të ekspozuara ndaj BE-së dhe si pasojë nuk janë të përgatitura, kanë shumë pak kohë për t’u përshtatur”.
Shqetësimi është edhe më i madh te prodhuesit vendas. Sipas një analize paraprake të Ministrisë së Ekonomisë, të cituar nga Shoqata e Prodhuesve Shqiptarë, vetëm 10–15% e bizneseve konsiderohen aktualisht të përgatitura për tregun europian.
“Rreth 10 deri në 15% e tyre janë relativisht të përgatitura për të qenë pjesë e Bashkimit Europian”, thotë z. Shkodra.
Sektorët më të ekspozuar pritet të jenë industria ushqimore dhe ndërtimi. Në rastin e industrisë ushqimore, BE kërkon standarde shumë të larta të sigurisë dhe gjurmueshmërisë së produkteve. Në ndërtim, sfida lidhet me përafrimin me Eurokodet dhe normat europiane të sigurisë.
Kush fiton dhe kush rrezikon të humbasë
Në thelb, integrimi përfaqëson kalimin nga një model ekonomik i bazuar në kosto të ulët pune drejt një ekonomie të bazuar te produktiviteti dhe inovacioni.
“Kostot janë reale dhe të menjëhershme, përfitimet do të jenë më të mëdha, por të vonuara dhe të pabarabarta”, argumenton z. Haçkaj.
Sipas tij, fituese do të jenë bizneset që eksportojnë në tregun europian dhe arrijnë të certifikohen sipas standardeve të BE-së. Humbësit potencialë janë aktivitetet që operojnë vetëm në tregun vendas dhe që deri më sot kanë funksionuar me kërkesa më të ulëta rregullatore.
Edhe z. Shkodra paralajmëron se një pjesë e sipërmarrjeve mund të mos i mbijetojnë procesit.
“Kompanitë që nuk përmbushin standardet do të dalin nga tregu”, thotë ai.
Disa biznese, sipas tij, mund të detyrohen të ndryshojnë modelin e aktivitetit, ndërsa të tjera mund të mbyllen nëse kostot e përshtatjes rezultojnë të papërballueshme.
Fondet europiane dhe emigracioni: Mësimet nga Europa Lindore
Një nga argumentet kryesore në favor të integrimit është potenciali për të përfituar nga fondet europiane. Përvoja e vendeve si Polonia, Çekia apo Sllovakia tregon se fondet e kohezionit dhe ato strukturore kanë qenë motorët kryesorë të modernizimit ekonomik.
Polonia ka përfituar mbi 250 miliardë euro fonde europiane që prej anëtarësimit në vitin 2004 dhe konsiderohet sot një nga historitë më të suksesshme të konvergjencës ekonomike në BE.
Z. HaCkaj argumenton se Shqipëria mund të ndjekë një trajektore të ngjashme.
“Nëse shihet evolucioni i Polonisë, anëtarësimi dhe lëvizja e lirë pas anëtarësimit mund të kontribuojnë në emigrim drejt BE fillimisht, por pasohet menjëherë me rikthim të emigrantëve në vend.”
Megjithatë, përfitimi nga fondet europiane nuk është automatik. Shqipëria vazhdon të ketë kapacitete të kufizuara absorbuese. Vetëm dy projekte shqiptare kanë përfituar financim nga programi “Single Market Programme” që prej vitit 2024.
Z. Shkodra argumenton se pa mbështetje financiare shtesë, shumë biznese nuk do të arrijnë të përshtaten. “98% e biznesit nuk kanë mundësi reale monetare dhe kapacitete për të bërë transformimin”, vëren ai.
A është realist viti 2030
Nga pikëpamja teknike, Shqipëria duket më afër se kurrë anëtarësimit. Por procesi nuk përfundon me mbylljen e kapitujve. Pas kësaj nis ratifikimi i Traktatit të Anëtarësimit nga të 27 vendet anëtare, një proces që mund të ndikohet nga zhvillimet politike në secilin shtet.
“Ajo që varet nga administrata, qeveria dhe Parlamenti është mbyllja e 33 kapitujve në dhjetor të 2027-s. Me këtë Shqipëria certifikohet si vend që plotëson kushtet teknike dhe administrative për të qenë anëtare e BE-së”, thotë Haçkaj. Nga ana tjetër, biznesi e sheh afatin 2030 si një vijë ndarëse. “Deri në vitin 2030 kemi kohën për të realizuar këtë transformim”, shprehet z. Shkodra.
Në fund, sfida e Shqipërisë nuk është vetëm të bindë Brukselin se është gati për t’u anëtarësuar. Sfida është të sigurojë që ekonomia, bizneset dhe qytetarët të jenë po aq të përgatitur sa edhe legjislacioni.
Sepse integrimi nuk është vetëm një proces politik. Është transformimi më i madh ekonomik dhe institucional që vendi ka ndërmarrë që nga fillimi i tranzicionit. /Monitor
Gazetarja Klodiana Lala i është përgjigur përmes një posti...
Ballkani Perëndimor vazhdon të afrohet me Bashkimin Europi...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka bërë një...
Në ditën e 35-të të protestës, që përkoi dhe me ditëlindje...
Në disa komunikime të bëra në WhatsApp, një grup i quajtur...
Pas modeles Oriola Marashi, një tjetër denoncim është bërë...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Pas rreth tre orësh fjalimesh përpara kryeminsitrisë, prot...
Në protestën e sotme, në fjalimet e mbajtura ka pasur dhe ...
Ditën e sotme në protestën kundër qeverisë kanë qenë dhe s...
Në protestën e sotme, ka mbajtur fjalën dhe një prej perso...
Ashtu si çdo ditë dhe në ditën e 35-të të protestës nuk ka...
I pranishëm në protestën e sotme ka qenë dhe një vogëlush,...
Teksa vazhdojnë fjalimet e ditës së 35-të të protestës, nj...
Në ditën e 35-të të protestës që përkon dhe me ditëlindjen...
Në ditën e 35-të të protestës, njëra prej protestuesve e p...
Protestuesit kanë nisur fjalimet e tyre përpara Kryeminist...
Disa prej vendeve më të zhvilluara po rikthehen te përdori...
Në ditën e 35 të protestës qytetarët si zakonisht janë mbl...
Sistemi shqiptar i arsimit të lartë u jep studentëve mundë...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Pesë automjete të tonazhit të rëndë janë përfshirë nga zja...
Një aksident u rregjistrua rreth orës 01:00 të së dielës, ...
Gjatë kontrolleve rutinë në fshatin Vlahen të Hasit, janë ...
Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë pasi qarkullon...
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Pas muajve të trazuar të një konflikti të hapur me Shtetet...
Ceremonitë shumëditore mortore për udhëheqësin e ndjerë su...
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka mohuar pre...
Presidenti amerikan, Donald Trump, mbajti një fjalim në pr...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...