web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vijon seanca gjyqësore për protestuesit/ Prokuroria kërkon “arrest me burg” për tre prej tyre

5 Korrik 2026, 12:27, Aktualitet CNA
Vijon seanca gjyqësore për protestuesit/ Prokuroria kërkon
Qytetarët jashtë gjykatës

Në Gjykatën Penale të Tiranës vijon seanca për caktimin e masës së sigurisë për protestuesit e arrestuar në tubimin e 2 korrikut para Parlamentit.

Sipas raportimeve, Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre prej tyre, ndërsa për pjesën tjetër detyrim paraqitje.

Më herët u raportua po ashtu se një ambulancë kishte mbërritur në ambientet e gjykatës pasi një nga protestuesit nuk është ndjerë. 

Ndërkohë jashtë Gjykatës janë mbledhur një grup protestuesh në mbështetje të të arrestuarve. Qytetarët kanë bërë thirrje të vazhdueshme për lirimin e tyre. /CNA





Lajmet e fundit nga