web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Thyerja e xhamave në Komisariatin nr.3/ Balla: Sulmi i uzurpatorëve të protestës, akt i dënueshëm

5 Korrik 2026, 10:58, Aktualitet CNA

Thyerja e xhamave në Komisariatin nr.3/ Balla: Sulmi i uzurpatorëve

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me trazirat që ndodhën në protestën para Komisariatit nr.3 një natë më parë.

Balla shkruan se sulmi i atyre që i cilëson si “uzurpatorët” e protestës kundër komisariatit është akt i dënueshëm. Ai shton se policia duhet të identifikojë dhe vendosë para përgjegjësisë të gjithë personat përgjegjës.

“TURP! Sulmi i uzurpatorëve të protestës me njerëz të maskuar kundër Komisariatit të Policisë është një akt i dënueshëm. Është detyrë e Policisë së Shtetit t’i identifikojë dhe vendosë para ligjit”, shkruan Balla. /CNA





Lajmet e fundit nga