web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Jeni bërë alibia e një arkëmorti"/ Balla: Flamingo, protesta nuk është më e juaja

5 Korrik 2026, 16:33, Aktualitet CNA

"Jeni bërë alibia e një arkëmorti"/ Balla:

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka bërë një tjetër reagim për protestën.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se protesta tashmë nuk shtë më e flamingove, të cilat janë bërë pa dëshirë alibi e një arkëmorti të rikthyer në bulevard.

Socialisti shkruan se në shtator të 1998, arkëmorti u përdor për të ngjitur shkallët e Kryeministrisë  dhe i vdekuri u bë mish për top.

 

Reagimi i Ballës

 

Protesta nuk është më e juaja të dashur flamingo! Ju jeni bërë, pa autorizimin tuaj dhe jashtë dëshirës suaj, alibia e një arkmorti të rikthyer në bulevard si shembëlltyrë e mallkimit që e ka ndjekur Shqipërinë qysh prej vitit 1912; duke përdorur gjithmonë atdheun, flamurin dhe sovranitetin si lëndë të para për të ushqyer urrejtjen mes shqiptarëve dhe si gozhda ndëshkimi që, më shumë se një herë, e kanë kyçur këtë vend në humnerën brenda atij arkmorti.

Më 14 Shtator 1998 arkmorti u përdor për të ngjitur shkallët e kështjellës së kryeministrisë dhe i vdekuri u bë mish për top, duke i rënë portës së saj si dikur në mesjetë, për të hedhur poshtë qeverinë. Ndërsa mbrëmë arkmorti u rishfaq si rezultati krejt i pritshëm për mua i një përpjekjeje të orkestruar për të thyer shkallët e ngjitjes më lart të këtij vendi, duke e kthyer kokëposhtë Shqipërinë e ngritur më në fund në këmbë, pas një gjunjëzimi të gjatë, politikisht, ekonomikisht, ndërkombëtarisht.





Lajmet e fundit nga