web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çështja “Partizani”/ Një ish-president dhe një ish-ministër dëshmojnë në seancën e ardhshme

6 Korrik 2026, 13:47, Aktualitet CNA

Çështja “Partizani”/ Një ish-president dhe një

Ka përfunduar seanca e sotme gjyqësore për çështjen “Partizani” në Gjykatën e Posaçme. Jamarbër Malltezi foli për mediat jashtë GJKKO-së, ku dha detaje për zhvillimin e seancës. 

Gjithashtu Malltezi bëri me dije se në seancën e ardhshme pas dy javësh pritet të dëshmojnë ish-presidenti Bamir Topi dhe ish-ministri Fatmir Mediu.

“Ishin dy dëshmitarë sot, të dy korrektë. Dolën dy elemente aty, që procesi i privatizimit ka zgjatur më shumë se katër vjet dhe kjo rrëzon një nga falsifikimet e prokurorisë ku thuhej se procesi është bërë me shpejtësi. Së dyti doli një tjetër element, nuk arrijnë dot të thonë proces tjetër që të ketë kushtuar më shumë sesa ky. Dy elementë, dy falsitete që i rrëzuam sot. Besoj pas dy javësh do të vijnë ish-presidenti Bamir Topi, ish-ministri Fatmir Mediu dhe ish-drejtori Urim Muja. Edi Rama do të jetë dëshmitari ynë, dhe jo i prokurorisë. Kur t’i vijë radha do ta pyesim ne”, tha Malltezi.

Seanca e radhës bëhet me dije se do të mbahet në datën 20 korrik, në orën 11:00. /CNA





Lajmet e fundit nga